Faqja e Pare | Ekonomi | Biznesi: Vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese është një fitore

Biznesi: Vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese është një fitore

Germezoni: Decrease font Enlarge font

Tirane - Organizatat e biznesit, ankimuese per ligjin e gjobave pershendesin vendimin e Gjykates Kushtetuese. "Vendimi i marre nga Gjykata eshte nje fitore", deklarojne biznesmenet. Ata i bejne apel qeverise qe te zhvillojne diskutime ne komisione per ligjin e procedurave tatimore. Biznesmenet theksojne se duhet gjendur nje konsenus per ndryshime ne kete ligj ne menyre qe te mos shkelen te drejtat e tyre.

Organizatat e Biznesit në Shqipëri, vlerësuan dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e  "nenit të gjobave" në ligjin "Për procedurat tatimore". Gjatë një konference për shtyp përfaqësues të organizatave të biznesit në vend e konsideruan vendimin e Gjykatës Kushtetuese,  jo vetëm në favor të biznesit, por edhe të përmirësimit të legjislacionit tatimor dhe klimës së të bërit biznes në vend. 

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Philip Bay tha, se "ne pretendojmë që zgjidhje të tilla të vijnë nga tryeza të përbashkëta me qeverinë dhe jo nëpërmejt rrugës së Gjykatës. "Ne besojmë që qeveria dhe Komisioni i Ekonomisë, do të reflektojnë këtë vendim të Gjykatës në projektligjin e ri, duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare një problemi që e ka vënë biznesin përballë qeverisë prej mëse një viti",  u shpreh Bay.

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën  e Shqipërisë, pikën 2 të nenit 3 të ligjit "Për procedurat tatimore", sipas të cilit tatimpaguesit para se të paraqiten për shqyrtim gjyqësor, janë të detyruar të paguajnë 15 përqind të çdo gjobe dhe interesi. Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Organizatave të Biznesit të përfaqësuar prej Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri,  Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Konfindustrisë/Konfederatës së Industrive të Shqipërisë,  Shoqatës së Hidrokarbureve,  Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Britanike dhe Dhomës Greko-Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë me objekt  “Shfuqizimin e pikës 2 të nenit 3 të ligjit , "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. 

Bien gjobat, mbeten detyrimet  

Tiranë- Vendimi i Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e ligjit te gjobave ka rrezuar vetem masen qe e detyron biznesin te parapaguaje 15 per qind te gjobes pa patur te drejten ankimimi ne gjykate. Por vendimi i Kushtetueses le ne fuqi parapagimin 100 per qind te detyrimit tatimor, pika me e rendesishme e kundershtuar nga i gjithe komuniteti i biznesit. "Ne draftin fillestar qeveria kishte shkruar se ne mund ta paguanim detyrimin tatimore me garanci pasurore, por me vone e ndryshoi ate, duke e lene parapagimin vetem ne kesh",thote Filloreta Luli Faber. Ligji i jep te kompetenca tatimeve, qe ne rast se dyshojne per evazion te percaktojne me metoda alternative detyrimin qe duhet te paguaje biznesi. Por sipermarresit e kundershtojne kete me argumentin se detyrimi i percaktuar eshte subjektiv dhe nuk mund te parapaguhet per sa kohe nuk eshte vertetuar nga gjykata.

"Dhoma Amerikane ka kerkuar qe jo vetem detyrimi te paguhet me garanci, por te zgjerohet edhe ne natyre", thote Luli Faber. Pervec biznesit edhe organizmat financiar nderkombetare jane shprehur kunder vandimit per parapagimin e gjobave dhe detyrimeve. Misioni i fundit i FMN i cili ndodhet ne Tirane, mbeshteti vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe ka kerkuar nga qeveria te riformuloje ligjin. Burime per Top Channel thane se qeveria ne presion e grupeve te interesit ka vendosur qe ne projekt ligjin e ri te mos perfshije parapagimin e gjobave. Madje mund te reduktoje deri ne 50 % edhe pjesen e detyrimit qe duhet parapagauar. Megjithate deri tani edhe pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, biznesit iu hoq barra e padrejte e parapagimit te gjobes, por jo barra tjeter serisht e padrejte e parapagimt te detyrimit. 

Kapitali britanik në Shqipëri 

Londër- Në Londër dje u zhvillua forumi ekonomik për Shqipërinë me pjesëmarrje nga bota britanike e biznesit dhe të disa anëtarëve të qeverisë shqiptare. Duke folur për këtë tubim në programin e mëngjesit të BBC-së, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Zef Mazi, tha se në Shqipëri tashmë ka klimë për depërtimin e kapitalit të huaj: "Fjala është për forumin e parë që kemi organizuar për të nxitur investimet e huaja, veçanërisht ato angleze, drejt Shqipërisë, në një kohë kur mendojmë që është një situatë mjaft e favorshme ekonomike,"- tha Mazi. Sipas tij, ekziston një interesim përtej parashikimeve i biznesit anglez për të depërtuar në Shqipëri. Në këtë tubim është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 përfaqësuesve të firmave, bankave e institucioneve të politikës britanike. Ndërkaq, nga Tirana asistuan përfaqësues të bizneseve si dhe disa ministra. 
 

Në mars u rritën shkëmbimet tregtare me Italinë

                                                            
TIRANË- Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë tremujorit të parë të vitit 2008, arritën në rreth 25 miliard e 979 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë, u importuan 22 miliard e 766 milionë lekë mallra. Nga të dhënat e më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.  Me Italinë, sipas INSTAT, gjatë këtij muaji eksporti zë 68.1 përqind të totalit dhe importi 28.7 përqind. Eksportet e mallrave nga vendi ynë drejt Italisë arritën në 17 miliard e 647 milionë lekë gjatë tremujorit, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2007, u eksportuan mallra me vlerë 16 miliard e 616 milionë lekë. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë makineritë dhe pajisjet teknologjike për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e mbi 6 miliard e 567 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit, si dhe të prodhimit të produkteve agro-industriale. Në vlerën e  mallrave të eksportuara drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi "tekstile dhe këpucë". Eksporti i kësaj kategorie arriti për 3 mujorin, vlerën e mbi 10 miliard e 898 milionë lekëve. Italia është dhe një prej financuesve kryesorë të projekteve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME ) në Shqipëri, për ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve të ngurta, për disa projekte në fushën e zhvillimit të sektorit të shëndetësisë, të arsimit dhe infrastrukturës rrugore.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative