Eagle Mobile: Rekord në treg dhe tarifa konkuruese
Tiranë- Eagle Mobile, kompania e tretë celulare në vend, ka sjellë edhe një herë në vëmendje të publikut shqiptar se e ka mbajtur fjalën e dhënë
Tiranë- Eagle Mobile, kompania e tretë celulare në vend, ka sjellë edhe një herë në vëmendje të publikut shqiptar se e ka mbajtur fjalën e dhënë më 13 Mars 2008, duke nisur shërbimet më të reja në rang kombëtar në fillim të stinës së verës. “Pas një pune gjigante për mbulimin e Shqipërisë me sinjal brenda pak muajsh në një kohë rekord, Eagle Mobile kompania më e re e telefonisë celulare në vend promovoi së fundi programin e tarifave ProRing Corporate”, thuhet në një deklaratë për shtyp të kësaj kompanie. Ky program sjell risi në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Krahas tarifave shumë të favorshme të komunikimit në krahasim me të tjerët, Eagle Mobile, thekson se tashmë ekskluzivisht i ofron kategorisë ”Biznes” mundësinë jo vetëm për të komunikuar falas brenda këtyre kompanive, por ç’është më e rëndësishmja, u jep mundësinë e komunikimit falas edhe me bashkëpunëtorët e tyre të biznesit, në kompanitë e tjera pjesë e këtij ringu të madh, që po krijohet dhe po shtohet dita - ditës. Eagle Mobile, njofton se po u ofron mundësi komunikimi me tarifat më të favorshme në treg jo vetëm këtyre kompanive apo anëtarëve të tyre pjesë e këtij Ringu por edhe familjarëve, miqve dhe shokëve të tyre duke përfituar nga programet tona ProRing 30, ProRing 60 dhe ProRing 600. Këto programe do të bëjnë të mundur rritjen e kësaj familjeje të madhe “ProRing” dhe do të lehtësojnë së tepërmi komunikimin midis tyre. Gjithashtu, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje të madhe do të komunikojnë me tarifa jashtëzakonisht të favorshme edhe me abonentët e tjerë Eagle Mobile jo pjesëtarë të këtij Ringu apo edhe me abonentët e rrjeteve të tjera. Por Eagle Mobile nuk sjell vetëm lehtësi dhe çmime shumë të arsyeshme për thirrjet zanore dhe mesazhet e shkurtra SMS si dhe lidhje interneti me teknologjinë e fundit EDGE. Eagle Mobile sjell në Shqipëri për herë të parë edhe telefonat fiks që mund të punojnë në shtëpitë apo zyrat tuaja duke përdorur kartën Eagle Mobile me dizenjim të posaçëm. Eagle Mobile ka menduar edhe për të gjithë të apasionuarit pas televizionit. Mobil TV t’ju mundësojë ndjekjen direkt në një njëjtën kohë më shumë se një kanal televiziv, krahasimet sportive, filmat serialë etj.



del.icio.us
Digg
Komente (1 vendosur):
Ne nje fshat te veriut, njerzit filluan te flisnin mire per djalin e nje hajduti qe akoma nuk qe bere krah i babait te tij qe vidhte qefinet e te vdekurve neper varre. Por nje plak i mencur, po thoshte: Pritni, pritni se do ta shihni kur ti vije koha...
Dhe keshtu ndodhi, i biri i hajdutit jo vetem qe u be nje hajdut qe vidhte qefinet e te vdekurve, po ju fuste te vdekurve edhe nje presh ne b... Edhe ju te ZP mos ju gezoni shume kompanise se Shkelzen Berishes se nuk ka per te dal aspak me e mire se ajo e Sokol Nanos. Te gjitha ne fillim duket mbreselenese, nuk i thone kote se zogu i gomarit eshte gjithmone i bukur kur eshte i ri. Por pastaj gomar ka per tu bere...
Vendosni komentin tuaj