Rritet kosto e ndërtimit
TIRANË-Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti gjatë 3-mujorit të parë 2008, 127.3 përqind (Trem.IV 1999=100), duke shënuar një rritje 0.1 përqind
TIRANË-Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti gjatë 3-mujorit të parë 2008, 127.3 përqind (Trem.IV 1999=100), duke shënuar një rritje 0.1 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm, njoftuan të mërkurën burime të INSTAT. Sipas këtyre burimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 0.7 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3 përqind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.4 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e shënuan nëngrupet “Shpenzime për paga” prej 4.6 përqind dhe “Shpenzime transporti” prej 2.4 përqind. Sipas burimeve të INSTAT, indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje prej 0.8 përqind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 0.9 përqind. Ndërsa shpenzimet e materialeve elektrike dhe materialeve hidro – sanitare kanë shënuar rritje përkatësisht 1.5 dhe 0.8 përqind.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj