Qeveria Berisha: Nuk do ndërhyjmë për zbutjen e çmimit të naftës
Këshilltarja ekonomike e Kryemnistrit, Suzana Guxholli mohoi ulje te akzises për karburantet ose ndonjë formë tjetër ndërhyrje fiskale për të ndikuar
Këshilltarja ekonomike e Kryemnistrit, Suzana Guxholli mohoi ulje te akzises për karburantet ose ndonjë formë tjetër ndërhyrje fiskale për të ndikuar sadopak në uljen e çmimit të karburanteve. Këtë deklarim Guxholli e bëri në një debat në televizionin ALSAT në përgjigje të kërkesës së Kryetarit të Shoqatës së Hidrokarbureve Viktor Nushi për të ndryshuar sistemin aktual të taksimit
Tiranë – Këshilltarja ekonomike e Kryemnistrit, Suzana Guxholli mohoi ulje te akzises për karburantet ose ndonjë formë tjetër ndërhyrje fiskale për të ndikuar sadopak në uljen e çmimit të karburanteve. Këtë deklarim Guxholli e bëri në një debat në televizionin ALSAT në përgjigje të kërkesës së Kryetarit të Shoqatës së Hidrokarbureve Viktor Nushi për të ndryshuar sistemin aktual të taksimit. Nushi propozi një variant të ngjashëm me sistemin e taksimit për sasi fizike dhe jo në vlerë.
Në fillim të majit, Nushi deklaroi se "nëse qeveria do të ndërhyjë duke ulur akcizën çmimi i naftës nuk do të jetë në këto nivele që është sot. Rritja e çmimit të naftë në bursa pritet të japë shumë shpejt ndikimin e saj edhe në tregun vendas”. Viktor Nushi, kryetar i shoqatës së hidrokarbureve në vend ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë në mënyrë që rritja e çmimit të mos transmetohet te konsumatori. “Nëse një litër naftë që vjen nga importi kushton 100 lekë, qeveria vendos taksë 4-4.4 lekë mbi këtë vlerë. Dhe pjesa prej 6 lekësh është e tregtarit” – u shpreh Nushi. Sipas tij nëse qeveria do të ndërhyjë duke ulur akcizën çmimi i naftës nuk do të jetë në këto nivele që është sot.
Çmimi i naftes ne bursen e Nju Jorkut po kap shifra rekord. Frika per pakesimin ne furnizimin me nafte po ben qe cmimi i naftes per fuci t'i afrohet kuotes 130 dollare. Aktualisht ai eshte 129,5 dollare. Cmimi i naftes eshte rritur qe nga fillimi i ketij viti me me shume se 25%. Organizata e OPEC-ut refuzon rritjen e Rritjen e çmimeve të karburanteve importuesit e mëdhenj e kanë interpretuar gjithnjë si një reflektim të pashmangshëm të rritjes së çmimit në bursë, por që nuk njeh asnjëherë kahun negativ. Rritja në bursë do të thotë se të gjithë do ta blejmë më shtrenjtë naftën dhe benzinën edhe në të ardhmen. Në këtë momente, askush nuk mund të parashikojë sesa do të jetë rritja e mundshme e çmimit të karburanteve, por nafta e cilësisë së parë, e njohur ndryshe si eurodizel rrezikon të kalojë 200 lekë për litër. Aktualisht, çmimi i naftës “D2” në tregun vendas ka arritur në 158 lekë për litër, ndërsa nafta eurodiesel ka arritur në 160 lekë për litër. Çmimi i benzinës nga ana tjetër është rritur sërish në 158 lekë për litër. Por një tjetër produkt alternativ, që përdoret nga pothuajse 70 për qind e familjeve shqiptare, sidomos për gatim është gazi i lëngshëm. Rritje është shënuar edhe për këtë produkt që është shitur me pakicë, me 10 lekë për litër më shtrenjtë. Sipas tregtarëve me pakicë, rritja ka ardhur nga tregtarët e mëdhenj, që sërish janë importues të mëdhenj të produkteve të naftës. Thellohet diferenca e çmimeve mes naftës dhe benzinës. Pas këpërcimit që çmimi i eurodizelit i bëri benzinës disa ditë më parë, tani hendeku mes tyre është rritur ndjeshëm, në nivele të pashënuara ndonjëherë në tregun tonë të karburanteve.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj