Për blerjen e ARMO, 4 kompani në ankand
" Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer ", çmimi 125 milionë euro (+ 3% pagesa e success fee e kompanisë konsulente), investimi 240,5 milionë euro
Ja ofertat e kompanive në tender
" Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer ", çmimi 125 milionë euro (+ 3% pagesa e success fee e kompanisë konsulente), investimi 240,5 milionë euro
" Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom ", çmimi 30 milionë euro, investimi 66 milionë euro
" Penta Investment Limited”, me kapital çek dhe regjistruar si fond investimesh në Qipro, çmimi 10 milionë euro, investimi 198,4 milionë euro
" Vitol US Ballkan Fund & Euroil sha ", çmimi 100 milionë euro
Për shkak të mosardhjes në kohën e duhur, nuk u fut konsorciumi amerikan "Coyman Resorses"
TIRANE- Në Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dje eshte bere hapja e ofertave zyrtare per tenderin e hapur nderkombetar për privatizimin e 85% të aksioneve të sh.a. ARMO. Procesi i tenderit u hap me publikimin e ftesës për ofertë në tre media ndërkombëtare, ne gazetat Ëall Street Journal, Financial Times, dhe revisten Hydrocarbons Processing magazine dhe mbyllja u shënua më 21 maj, ora 14.00 me procesine hapjes së ofertave. Në proces privatizimi të shoqërisë Armo. sha u paraqitën për blerjen e dokumenteve të tenderit 25 kompani nga të cilat për të prezantuar ofertat e tyre u paraqitën 4 kompani: 1. Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom 2. Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer. 3. Penta Investment Limited, me capital çek dhe regjistruar si fond investimesh në Qipro dhe 4. Vitol US Ballkan Fund & Euroil sha. Sipas legjislacionit përkatës, për privatizimin e shoqërisë ARMO për vlerësimin e kompanive, është parashikuar që oferta financiare të zërë 75% të pikëve dhe oferta teknike 25 % të pikëve.
Katër kompani paraqitën të mërkurën në ora 14.00, ofertat e tyre për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, së bashku me programin e investimeve në këtë kompani. Procedura e pranimit të ofertave u zhvillua në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Konsorciumi amerikan " Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer ", një nga 4 kompanitë pjesëmarrëse, ofroi për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, ofertën prej 125 milionë euro (+ 3% pagesa e success fee e kompanisë konsulente), si dhe 240,5 milionë euro për programin e investimeve në 4 vitet e ardhshme në ARMO.
Kompania " Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom " dha për blerjen e 85% të aksioneve vlerën prej 30 milionë euro, ndërsa për programin e investimeve, vlerën 66 milionë euro.
Grupi " Penta Investment Limited”, me capital çek dhe regjistruar si fond investimesh në Qipro ofroi shumën prej 10 milionë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, si dhe 198,4 milionë euro për programin e investimeve. Grupi "Vitol Us Balkan Funds Euroil" ofroi për të blerë 85% të aksioneve të ARMO-s 100 milionë euro.
Për shkak të mosardhjes në kohën e duhur, pra në orën 14.00, Komisioni i Vlerësimit, në respektim të plotë të proçedurave të privatizimit, nuk pranoi futjen në garë të konsorciumit amerikan "Coyman Resorses".
Ofertat e paraqitura nga 4 kompanitë, kanë tejkaluar mbi 2 herë edhe vlerën më optimale të dhënë nga kompania amerikane e konsulencës së privatizimit të ARMO-s, "Pattom Boggs.
Komisioni i Vlerësimit të ofertave me 11 anëtarë, kryesohet nga zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nertian Alibali, dhe ka në përbërje të tij 2 zëvendësministra nga ministritë e Financave dhe të Drejtësisë, si dhe 2 anëtarë të kompanisë konsulente të privatizimit të "ARMO-s, "Pattom Boggs".
Përpara hapjes së ofertave, zëvendësministri i METE-s, Alibali, tha se “në vlerësimin e ofertave, sipas ligjit, oferta financiare për të blerë 85% të aksioneve zë 75% të pikëve, ndërsa 25% e zë vlerësimi teknik, i cili do të bëhet në ditët në vijim”. Alibali theksoi se klasifikimi i ofertës së bashku me vlerësimin teknik do të jenë dhe klasifikimi i përgjithshëm për fituesin e blerjes së 85% të aksioneve të ARMO-s.
Privatizimi i kompanisë ARMO sh.a. është konsideruar si një ndër më problematikët për vetë kompleksitetin dhe rëndësinë që paraqiste. Komisioni i vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po vazhdon punën për të shqyrtuar dokumentacionin që paraqitën të mërkurën 4 kompanitë pjesëmarrëse në tenderin e hapur për të blerë 85% të aksioneve të ARMO-s.
" Petrofac Energy Development International Limited, United Kingdom
Komisioni hapi zarfin origjinal të shoqërisë. Zarfi është paraqitur me adresën e mbyllur, orën datën dhe vendin e paraqitjes dhe qëllimin për privatizimin e ARMO-s. Janë dhe 3 zarfa të tjerë, kopje të origjinalit.
Komisioni konstatoi që në të tre kopjet është vënë i njëjti shënim si emri origjinal. Kopjet nuk hapen për efekt krahasimi në rast të ndonjë pretendimi të mëvonshëm sic e parashikon edhe ligji. Kërkesa e shoqërisë, nga menaxheri i kompanisëpërmban vlerën e garancisë financiare si dhe ofertën. Oferta është 30 milionë euro. Programi i rehabilitimit të shoqërisë, 66 milionë euro. Sigurimi i ofertës në shumën 3 milionë euro
" Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer "
Është paraqitur oferta: Çmimi i blerjes: 125 milonë euro për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s
Oferta për investimet nga kjo firmë është 240.533.500 euro. Garancia e ofertës është 12.5 milionë euro.
Kompania amerikane " Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicer "është një nga ofertuesit në këtë tender. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë takuar edhe kryeministrin Berisha në muajin mars të këtij viti, duke shfaqur interesin e tyre për të blerë kompaninë shqiptare të naftës, ARMO. Kompania njihet si një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë amerikane, njëkohësisht edhe për kontratat e shumta të lidhura edhe me qeveri të tjera, në të gjithë botën, në fushën e furnizimit me naftë të ushtrisë.
" Penta Investment Limited”
Çmim për efekt të konkurrimit deklarohet çmimi, 100 milionë euro. Investimet për 4 vitet e ardhshme, 198.4 milionë euro. Garancia e ofertës, 1 milionë euro. Kompania i përket një grupi financiar çekosllovak dhe ka interesa të ngushta në Europën Juglindore. Kompania merret kryesisht me blerje dhe shitje kapitalesh në treg. Në rastin konkret, blerja e kompanisë ARMO mund të jetë qëllimi i një shitjeje të saj sërish në treg, në drejtim të investitorëve strategjikë.
" Vitol US Ballkan Fund & Euroil sha "
Shuma 3% e kërkuar për konsulentin është 3 milionë euro
Shuma totale për blerjen e aksioneve është 100 milionë euro
Oferta për blerjen i bie 97 milionë euro
Vitol nuk i kishte ndare ne rregull kopjet e origjinalit por pas nje verifikimi u pa se dokumentacionet ishin ne rregull dhe



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj