Përfundojnë negociata për projektin e zbutjes së risqeve të fatkeqësive
Tirana– Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare negociuan per dy dite me rradhe nje kredi te re per Projektin e Zbutjes dhe Pershtatjes ndaj Risqeve te Fatkeqesive Natyrore. Objektivi kryesor i projektit eshte
Tirana– Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare negociuan per dy dite me rradhe nje kredi te re per Projektin e Zbutjes dhe Pershtatjes ndaj Risqeve te Fatkeqesive Natyrore. Objektivi kryesor i projektit eshte forcimi i kapaciteteve institucionale per uljen e ekspozimit te Shqiperise ndaj rreziqeve natyrore dhe atyre te krijuara nga njeriu, si dhe per pakesimin e humbjeve njerezore, ekonomike dhe financiare te shkaktuara nga keto fatkeqesi. Projekti do te jete faza e pare e nje huaje me dy faza dhe kjo faze do te zgjase tre vjet. Projekti finacohet nga kredia e bute IDA prej 6.16 milion USD dhe nje hua IBRD prej 3.02 milion USD.
Projekti do te kete kater komponente:
1. Menaxhimi dhePergatitja ndaj Fatkeqesive do te mbeshtese ndertimin e kapaciteve per mekanizmat e pergjigjes ne rast emergjencash, permes dhenies se pajisjeve te nevojshme dhe forcimit te planifikimit e menaxhimit te risqeve te fatkeqesive.
2. Forcimi i Sherbimeve Meteorologjike do te mbeshtese pakesimin e riskqeve te fatkeqesive permes parashikimeve te sakta te motit dhe sherbimeve te pershtatura per nevojat e menaxhereve te riskut ne sektore te ndjeshem nga motit te ashper.
3. Hartimi i Kodeve te Ndertimit do te ndihmoje ne pakesimin e risqeve nga aktivitetet sizmike permes permiresimit te kodeve te ndertimit dhe prezantimit te standarteve te reja te permiresuara.
4. Sigurimi ne rast fatkeqesish do t’u ofroje sigurime per risqet ndaj fatkeqesive pronareve te shtepive dhe ndermarrjeve te vogla e te mesme. Kjo do te kryehet permes krijimit te nje Enti te ri Rajonal per Sigurimin ndaj Risqeve te Fatkeqesive per Evropen Juglindore. Shqipoeria do te jete vendi i pare ne rajon qe angazhohet per te marre pjese ne nje ndermarrje te tille novatore.
Projekti pritet te shkoje per miratim ne Bordin e Drejtoreve te Bankes Boterore ne qershor te ketij viti.
Projekti do te zbatohet nga Ministra e Brendshme dhe agjenci te tjera si Ministria e Financave, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Instituti i Energjise, Ujerave dhe Mjedisit.
Projekti per Zbutjen dhe Pershtatjen ndaj Risqeve te Fatkeqesive Natyrore do te jete pjese e nje programi rajonal te vendeve te Evropes Julglindore per zbutjen dhe pershtatjen ndaj risqeve per fatkeqesi natyrore.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj