Faqja e Pare | Ekonomi | Biznesi kundërshton ashpër ligjet e rinj për falimentin dhe procedurat tatimore

Biznesi kundërshton ashpër ligjet e rinj për falimentin dhe procedurat tatimore

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Komuniteti i biznesit i kerkoi dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi që të mos e dekretojë ligjin per falimentin. Perfaqesuesit e biznesit thane se kerkesat e tyre nuk u moren parasysh. Ligji ne fjale vulos

 

Komuniteti i biznesit i kerkoi dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi që të mos e dekretojë ligjin per falimentin. Perfaqesuesit e biznesit thane se kerkesat e tyre nuk u moren parasysh. Ligji ne fjale vulos prishjen perfundimtare te ekuilibrit te drejtave dhe detyrimeve ne marredheniet shtet-biznes ne favor te institucioneve shteterore, duke krijuar "de facto" nje sistem tregu, qe funksionon vetem me 2 pushtete (ekzekutiv, parlament) dhe perjashton pushtetin gjyqesor 

Tiranë - Komuniteti i biznesit i kerkoi dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi që të mos e dekretojë ligjin per falimentin. Perfaqesuesit e biznesit thane se kerkesat e tyre nuk u moren parasysh. 

Komuniteti i biznesit ka reaguar ashpër pas miratimit nga parlamenti të ligjit për procedurat tatimore dhe atij për falimentin. Sipas tyre në asnjë prej këtyre drafteve vërejtjet dhe sygjerimet e sipërmarjes private nuk janë marrë parasysh. Kjo edhe pse bëhet fjalë për ligje që prekin direkt bisnesin dhe rregullojnë marrëdhënien e tij me amdinistratën tatimore. Përfaqësuesit e biznesit do t’i kërkojnë Presidentit që të mos e dekretojë ligjin e falimentit. Nderkohe, ligji për procedurat tatimore nuk mund t’i shkojë më për dekretim Presidentit, pasi ai e ka kthyer një here per rishqyrtim ne Kuvend. Miratimi i këtyre dy ligjeve nga Kuvendi pritet të acarojë më tej marrëdhënien e biznesit me qeverinë. Kjo e fundit po e anashkalon gjithmonë e më tepër sipërmarrjen në hartimin e ligjeve të rëndësishëm, duke e vendosur para faktit të kryer. Gjykatat mbeten edhe rruga e vetme për sipërmarrjen, sic ishte rasti i ligjit të gjobave. Një proces që edhe pse pati fund të lumtur për biznesit, kërkoi kohë dhe mbi të gjitha para për të dyja palët.

Konfindustria, me anë të një deklarate për shtyp, shprehu shqetesimin e saj per miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te  projekt ligjit "Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise" pa marre parasysh verejtjet profesionale te Konfindustrise dhe paralajmerimeve te arsyetuara te saj per pasojat e renda, qe do te sjelli ne keqesimin e klimes se biznesit dhe rendimin e edhe me tej te gjendjes se veshtire te ekonomise shqiptare sidomos ne kushtet e krizes globale.

Konfindustria ka arsyetuar profesionalisht bazuar ne pervojen e industrive me te rendesishme vendore dhe te homologeve tane ne vendet e BE se zbatimi i ligjit ne permbajtjen e tashme, ne kushtet e ndryshimeve te fundit te legjislacionit fiskal si: -vendosjen e sistemit te referencave me hapsire perdorimi krejtesisht te papercaktuar per biznesin, etj.- boshllekun e thelle institucional nga mungesa e Gjykates Administrative te Pavarur nga Ekzekutivi, - nderhyrjen ne pasurine vetjake te aksionereve dhe administratoreve te kompanive Ligjin e Shoqerive Tregtare, etj. do te jete me pasoja te renda ne:

- keqesimin e frymes se bashkepunimit shtet/biznes shume i rendesishem sidomos per investimet prodhuese,

- mosperputhjes me legjislacionin e ngjashem te BE,

- shtimin e mundesive per korrupsion nga institucionet fiskale,

- shtim te kostove te prodhimeve&sherbimeve vendore dhe ulje e konkurueshmerise se tyre ndaj prodhimeve te huaja.

Thelbi i verejtjeve te Konfindustrise eshte sepse Ligji ne fjale vulos prishjen perfundimtare te ekuilibrit te drejtave dhe detyrimeve ne marredheniet shtet-biznes ne favor te institucioneve shteterore, duke krijuar "de facto" nje sistem tregu, qe funksionon vetem me 2 pushtete (ekzekutiv, parlament) dhe perjashton pushtetin gjyqesor. Ne ligj nga njera ane rriten jashtezakonisht shume te drejtat e institucioneve te fiskut ne raport me biznesin, deri ne marrjen ne kundershtim me cdo pervoje te vendeve demokratike te BE te atributeve te plota te gjyqesorit. Nderkohe, qe nga ana tjeter e drejta e ankimit ne gjykate per bizneset eshte kufizuar praktikisht krejtesisht, vetem pasi te paguhet detyrimi i pretenduar dhe i paprovuar ligjerisht nga institucioni i fiskut. Biznesi praktikisht mund te apeloje vetem ne Drejtorine e Apelimit Tatimor nje institucion me konflikt te qarte interesi. Askush nuk jep zgjidhje se cfare ndodh nese biznesi i gjobitur pa te drejte nuk do te kete mundesi financiare te paguaje detyrimin e supozuar te institucionit te tatimeve per te marre te drejten e ankimit ne gjykate.  

Konfindustria shpreh keqardhjen e saj per mungesen e vullnetit politik per te pasqyruar ne legjislacionin fiskal 3 kerkesat e saj kuptimplota e te thjeshta per vendet qe kerkojne te antaresohen ne BE:

1- Gatishmeria e Konfindustrise per te pranuar legjislacionin me te ashper te ngjashem ne fuqi te procedurave tatimore si edhe legjislacionin fiskal ne pergjithesi me kusht, qe te jete e nje prej vendeve te Bashkimit Europian;

2- Ndertimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative te Pavarur sipas shembujve te BE-se dhe vendeve demokrative te zhvilluara, perpara shtimit te kompetencave te ekzekutivit ndaj biznesit

3- Percaktimin e sakte ne ligj te rasteve se kur duhet te perdoret sistemi i referencave, per te shmangur mundesine e keqperdorimit te tyre nga institucionet e fiskut.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative