Genc Ruli fillon favorizimet për kompaninë që do të blejë ARMO
Tiranë - Nesër hapen zarfet me ofertat për blerjen e 85% të aksioneve të kompanisë naftës ARMO. Sipas medias më e favorizuara në këtë ankand është kompania çeke "Penta Group", e cila është një firmë financuese
Tiranë - Nesër hapen zarfet me ofertat për blerjen e 85% të aksioneve të kompanisë naftës ARMO. Sipas medias më e favorizuara në këtë ankand është kompania çeke "Penta Group", e cila është një firmë financuese, që ofron fonde për të tretë. Personi që faforizon këtë kompani përflitet nga media se Ministri i Ekonomisë Genc Ruli. Kjo firmë, pavarësisht se nuk ka direkt përvojë në fushën e hidrokarbureve, por duket se do të paraqitet me një konsorcium, pas të cilit mendohet se qëndrojnë kompanitë e fuqishme ruse të naftës e gazit. Sipas legjislacionit shqiptar, një gjë e tillë lejohet, me kusht që kompania fituese e tenderit të ketë një lidhje tip "konsorcium" me një tjetër kompani, të paktën në raportet 20-80 për qind, kjo e fundit, nga e saj, duhet të jetë aktive në tregun strategjik prej vitesh dhe të ketë një përvojë të pasur e asete të mjaftueshme për të përballuar operimin në sektor.
"Penta Group", me bazë në Çeki, para pak ditësh shpalli se po blen 49% të aksioneve në kompaninë e dytë në Hungari të përpunimit të mishit në Debrecen, ndërkohë që ka degë edhe në Moskë, ku është në proces të blerjes së një thele të madhe të "Aeroflotit", shoqërisë ajrore të vendit, natyrisht, me lejen e krerëve te Kremlinit. "Penta" hyn në lojë për ARMO-n me më shumë letra në duar, në krahasim me INA-n kroate, e cila vjen në garë së bashku me MOL-in hungarez, "Hellenic Petroleum" të Greqisë, "Petrofac" përfaqësuar nga rusi Eliiar Alijev me bazë në Kirgizistan, etj. E përbashkëta e të gjitha këtyre kompanive, me përjashtim të "Bankers Petroleum" të Kanadasë, pak të favorizuar, është se ndër aksionerët e tyre, përfshijnë detyrimisht kompani ruse. Ende nuk dihet nëse do të përfshihen kompani amerikane apo të tjera perëndimore në konsorciume ofertuese.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj