Malaj: Deficiti të ulet pa prekur investimet, por rritur të ardhurat
Tiranë- Përfaqësues të qeverisë kanë premtuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se do të reduktojnë deficitin buxhetor nga 7.9% e PBB-së në 5.2%. Florion Mima, zv/ministri i Financave u shpreh se ulja e deficitit është
Tiranë- Përfaqësues të qeverisë kanë premtuar sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se do të reduktojnë deficitin buxhetor nga 7.9% e PBB-së në 5.2%. Florion Mima, zv/ministri i Financave u shpreh se ulja e deficitit është e mundur dhe do të bëhet brenda pak muajsh. Përfaqësues të qeverisë kanë premtuar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se do të reduktojnë deficitin buxhetor nga 7.9% e PBB-së në 5.2%. Florion Mima, zv/ministri i Financave u shpreh se ulja e deficitit është e mundur dhe do të bëhet brenda pak muajsh. Arben Malaj, deputet i PS-së është shprehur se në rast reduktimi nuk duhet të preken investimet, por duke rritur të ardhurat. Ekspertët e ekonomisë e kanë vlerësuar si aventurë rritjen në 7.9% të deficitit buxhetor. Debati mbi tronditjet financiare që mund të sjellë dyfishimi i nivelit të deficitit buxhetor është rikthyer midis specialisteve të ekonomisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore pak ditë më parë. Ekspertët e ekonomisë bëjnë të ditur se marrja borxh në këto nivele për realizimin e vetëm një investimi, mund të rrezikojë gjithë sistemin financiar në vend.
Ish zëvendësministrja e Financave, Ardiana Berberi ka bërë të ditur se qeveria ka gjetur si justifikim për këtë nivel rekord të deficitit buxhetor, faktin se ka një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Duke i kërkuar që të reagojë për këtë situatë Fondit Monetar Ndërkombëtar, Berberi ka deklaruar se: "Kriza e likuiditetit në vitin 2001 ndodhi në një kohë që kishim një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, gjithashtu dhe rritja e ndjeshme e deficitit buxhetor po ndodh në një kohë që kemi një marrëveshje me FMN". Gjatë vitit 2008 deficiti buxhetor është llogaritur që të shkojë në 7.9 për qind, ose në një nivel prej rreth 1.1 miliardë dollarë. "Deficiti është rritur tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë dhe kjo nuk është një situatë normale",- tha specialisti i Financave Publike, Gjergj Teneqexhiu.
Brenda këtij viti, qeveria duhet të shpenzojë 242 milionë euro më pak nga plani fillestar Qeveria shqiptare ka pranuar të ulë shpenzimet e veta në masën 29 miliardë lekë, (rreth 242 milionë euro), këtë vit, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll borxhin e brendshëm, kursin e këmbimit, deficitin buxhetor dhe inflacionin, si dhe për të garantuar një fond rezervë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare dhe për rrugën Durrës-Kukës



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj