Faqja e Pare | Ekonomi | Braçe: Berisha, “Dialog me genjeshtra”, ja 5 premtimet e medha te pambajtura

Braçe: Berisha, “Dialog me genjeshtra”, ja 5 premtimet e medha te pambajtura

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Berisha gënjen kur flet për rrugë të bëra, tani është tamam koha, kur duhet të kishin mbaruar autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Bypass-Fier, mbikalimi në Tiranë dhe duhet

 

Berisha gënjen kur flet për rrugë të bëra, tani është tamam koha, kur duhet të kishin mbaruar autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Bypass-Fier, mbikalimi në Tiranë dhe duhet të ishte në prag të përfundimit, Shkodër-Han i Hotit. Berisha gënjen kur thotë se këto rrugë po bëhen me paratë e luftës kundër korrupsionit. Përkundrazi, ato po bëhen me borxhe. 

Për investimet e këtij viti. Berisha gënjen kur thotë se po punon, sepse shifrat e 4 mujorit tregojnë të kundërtën.

-        Investimet kapitale 5.18 % e vjetorit. Si 4 mujor, 31.4 % ose 11.9 miliard.

-        Investimet e huaja 2.25 % e vjetorit. Si 4 mujor 14.6 % ose 9.1 miliard.  
 

Tiranë – Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe në një deklarim për median pardje solli fakte dhe shifra, lidhur me turin qesharak të Sali Berishës, “Dialog me gënjeshtra”, ose për Kryeministrin e gënjeshtrës së mbajtur.  Sipas deputetit Braçe, së pari, gënjeshtrat për infrastrukturën.

Berisha gënjen kur flet për punë të mëdha. Është koha për të na treguar vepra të mëdha, por deri tani nuk na tregon dot asnjë. Berisha gënjen kur flet për rrugë të bëra, tani është tamam koha, kur duhet të kishin mbaruar autostradat Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Tepelenë-Gjirokastër, Bypass-Fier, mbikalimi në Tiranë dhe duhet të ishte në prag të përfundimit, Shkodër-Han i Hotit. Berisha gënjen kur thotë se këto rrugë po bëhen me paratë e luftës kundër korrupsionit. Përkundrazi, ato po bëhen me borxhe. Madje, dhe rruga që inspektoi dje, Plloçë-Korçë, e tipit B\1, me dy korsi, 1.8 miliard, është financuar me borxh. Pra, Berisha, gënjen për infrastrukturën e rrugëve kombëtare, veçanërisht për pjesën e financimit,  ai po mburret se po ndërton  rrugë me borxhe, që do t’i paguajnë shqiptarët, si ai që lind sot, por edhe ai që është 80 apo 90-vjeç. Berisha gënjen edhe për një arsye tjetër, ai po e përdorë temën e infrastrukturës, jo se po bën vepra, por për të fshehur korrupsionin, monopolet marramendëse me punët publike.

Së dyti, gënjeshtrat për rrugët dytësore ose rurale.

Berisha gënjen kur thotë se ka 420 milion dollarë për rrugë rurale. Tani është tamam koha që ai të na tregojë 4500 km rrugë të asfaltuara. Berisha gënjen kur thotë se do të bëjë për 1 vit këtë që i ka mbetur, 1500 km rrugë rurale, sepse në buxhet, edhe atë të borxheve nuk ka 420 milion dollarë për këtë qëllim, madje, as marrëveshje apo borxhe të marra veç njërit 12.7 SDR ose 7.2 milion euro nga Banka Botërore.

Së treti, për investimet e këtij viti. Berisha gënjen kur thotë se po punon, sepse shifrat e 4 mujorit tregojnë të kundërtën.

-        Investimet kapitale 5.18 % e vjetorit. Si 4 mujor, 31.4 % ose 11.9 miliard.

-        Investimet e huaja 2.25 % e vjetorit. Si 4 mujor 14.6 % ose 9.1 miliard.

Së katërti për pensionet.

Berisha gënjen kur thotë se bëri pensionin minimal 100 dollarë, madje më shumë se 100 dollarë. Pikërisht, loja me kursin e bën edhe më spekulant, sepse sot janë mbi 100 mijë pensionistë në qytet dhe fshat, që nuk e marrin këtë pension, pra marrin më pak.

Berisha gënjen kur thotë se në fund të mandatit, ai do të ketë të mbajtur premtimet për dyfishimin e pensioneve të vogla, sepse ai nuk ka premtuar këtë, por dyfishimin të pensioneve, ndërsa tani për më shumë se 60 % të pensionistëve, pensionet nuk janë rritur as 22 %. Dhe kjo nuk është rritje reale, por të kesh parasysh rritjen e tmerrshme të çmimeve.

Së pesti, gënjeshtra e fundit.

Kompensim qindarkë më qindarkë, për krizën e çmimeve. Berisha gënjen kur e premtoj këtë, sepse në buxhet nuk ka para për ta paguar, madje, në buxhet nuk ka asnjë plan për këtë faturë. Madje, qysh para korrikut që shkoi, nuk është paguar asnjë qindarkë për kompensimin e çmimeve. Berisha gënjen kur tha se ka para të bollshëm në buxhet për kompensim, sepse në buxhet deri tani, ka vetëm 35 milion dollarë tepër, që u ka marrë shqiptarëve nga pagat e tyre në shtet apo privat. Berisha gënjen kur tha se këtë kompensim do tua jap të gjithëve, sepse ai këtë do tua jap vetëm buxhetorëve, 120 mijë të tillëve, madje më pak. Ndërkohë, që 2.5 milionë shqiptarëve të tjerë, nuk do t’i kompensojë asgjë.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative