Prezantohen bursat "Fulbright”
TIRANË- Prezantimi i bursave Master (për studentë dhe profesorë) "Fulbright, Humphrey", "Fulbright Scholar", "Fulbright Student", kriteret dhe procedurat e aplikimit për to, ishin disa nga çështjet
TIRANË- Prezantimi i bursave Master (për studentë dhe profesorë) "Fulbright, Humphrey", "Fulbright Scholar", "Fulbright Student", kriteret dhe procedurat e aplikimit për to, ishin disa nga çështjet që u diskutuan në workshopin e organizuar në Tiranë nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë, bënë të ditur të premten për ATSH-në, burime nga kjo zyrë. Pjesëmarrësve të këtij takimi, që ishin të interesuar për këto bursa, iu ofrua informacion i mjaftueshëm dhe shpjegime për Bursat Fulbright, që financohen nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohen nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Gjatë kësaj seance, bën të ditur Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane, u shpjeguan aspekte të ndryshme të bursave, duke filluar që nga qëllimi i tyre, personat që mund të aplikojnë, kriteret që duhet të plotësojnë, pjesët më të rëndësishme të aplikimit, përzgjedhja e fushës së studimit, procedura e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzohen. Bursa Fulbright Student, është për të kryer studime të nivelit Master në universitetet amerikane; Bursa Fulbright Scholar, është për profesorët apo studiuesit shqiptarë që dëshirojnë të bëjnë punë të thelluar shkencore, apo të japin leksione dhe Bursa "Hubert Humphrey" është për profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre, me një përvojë minimumi pesë vjet në fushën e studimit.




del.icio.us
Digg
Technorati
Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj