Faqja e Pare | Ekonomi | Berisha – Microsoft, “taksë e re” dixhitale për bizneset

Berisha – Microsoft, “taksë e re” dixhitale për bizneset

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri vetëm për të bërë propagandë mashtruese ka për detyrë të shesë dhe të ofrojë gjithcka, qoftë edhe për shkak të injorancës në këtë fushë. Takimet Aq shumë të propaganduara te Berishes me Bill Gates

 

Kryeministri vetëm për të bërë propagandë mashtruese ka për detyrë të shesë dhe të ofrojë gjithcka, qoftë edhe për shkak të injorancës në këtë fushë. Takimet Aq shumë të propaganduara Te Berishes me Bill Gates dhe me përfshirjen e Microsoft në Shqipëri për të realizuar premtimin e tij elektoral “Shqipëria në moshën e internetit” do t’i kushtojnë biznesit shqiptar një taksë të re shtesë 400 Euro për një kompjuter në përdorim që nuk i shkon buxhetit të shtetit, por direkt Microsoft 

Tiranë – Në kënde të ndryshme të qyteteve shqiptare po shikohet një reklamë ku deklarohet se pas datës 20 qershor do të mbarojë periudha e piraterisë së programeve të Microsoft.

Por çdo të thotë kjo për realitetin shqiptar ku cdo përdores kompjuterash në Shqipëri në më të shumtën e rasteve përdor programe të piratuara. Kjo nuk është një semundje vetëm e shqiptarëve. Kosto e lartë e blerjes së këtyre programeve ka nxitur në të gjithë botën piratët që tu ofrojnë përdoruesve të kompjuterave programe falas vecanërisht të Windows. Por, edhe shitësit legalë të kompjuterave në më të shumtën e rasteve janë të përfshirë në këtë pirateri. Microsoft e ka toleruar këtë dukuri në vende të varfra, përfshirë dhe Shqipërinë për shkak të pamundësisë financiare të konsumatorëve. Por me këtë tolerancë nuk është dakord Kryeministri i Shqipërisë, i cili vetëm për të bërë propagandë mashtruese ka për detyrë të shesë dhe të ofrojë gjithcka qoftë edhe për shkak të injorancës në këtë fushë. Takimet e tij aq shumë të propaganduara me Bill Gates dhe me përfshirjen e Microsoft në Shqipëri për të realizuar premtimin e tij elektoral “Shqipëria në moshën e internetit” do ti kushtojnë biznesit në Shqipëri një taksë të re shtesë që nuk i shkon buxhetit të shtetit, por direkt Microsoft. Kjo taksë e re dixhitale përafërsisht do të jetë rreth 400 Euro pr cdo kompjuter që përdorin firmat në Shqipëri. Forma se si MIcrosoft do tua marrë biznemenëve shqiptarë akoma nuk ëstë bërë publike. Por një gjë është e saktë që do të paguhet rreth 400 Euro për kompjuter, aq sa kushtojnë të gjitha programet e Windows dhe Office.

Rreth 5 vjet me pare, Tailanda filloi nje program te gjere per pajisjen me kompjutera me cmim te lire te shtresave me te pafavorizuara. Perballe mungeses se interesit te Microsoft, qeveria zgjodhi nje program alternativ, nga ku pati origjinen Laptopi 100 dollaresh per te ashtuquajturen bote e trete. Microsoft rendi te ndreqe gabimin. I favorizuar pas ca kohesh edhe nga braktisja progresive e programeve open source, ai i shpalli lufte produkteve te veta pirate ne Azi me hedhjen ne treg te nje pakete per nxenes dhe studente, me cmimin simbolik 3 dollare. Partneriteti strategjik i nenshkruar nga Bill Gates dhe Sali Berisha ne Edinburg eshte pjese e kesaj strategjie relativisht te re te Microsoft, per te qene partner i qeverive te vendeve ne zhvillim.

Me viziten e drejtorit per Europen juglindore Goran Radman, u be zyrtare prania e Microsoft ne Shqiperi, njesoj si per vendet e tjera te rajonit. Kjo rishpalosje interesash ne tregje mikroskopike ne raport me tregun aziatik, e vendos kompanine sipas analisteve, ne te njejten gjatesi vale me parapelqimet politike te Uashingtonit. Per shembull Henrieta Fore, administratore e USAID dhe bashkepunetore e afert e Condoleezza Rice, pritet te henen ne Tirane, per te qene e pranishme ne perurimin e Agjencise Kombetare te shoqerise se informacionit, qe eshte personi i kontaktit i qeverise me Microsoft. Ne teori, pas dates 20 qershor, kontrollet do te gjobisin te tera ato biznese qe do te perdorin akoma programe pirate te Microsoft. Nderkohe, kushdo qe ka nje license per Windows Vista, XP apo Office 2003, mund te shkarkoje lirisht nga faqja e Microsoft Albania paketat gjuhesore ne shqip. Por pikerisht ketu lind nje problem i ri. Perkthimi, i bere nga nje shoqeri kosovare, sipas gjuhetareve le shume per te deshiruar. Te njoftuar per kete, perfaqesuesit e Microsoft i kerkuan ndihme qeverise. Berisha u rekomandoi Institutin e gjuhesise. "Kjo eshte nje ceshtje qe duhet shqyrtuar. Eksperte per fjalet jane inxhinieret dhe specialistet e gjuhes shqipe ne Fakultetin Histori-Filologji", shprehet profesori Gjovalin Shkurtaj.

Nderkohe, Microsoft nuk eshte ngulur akoma plotesisht ne Shqiperi. Lidhjet ne faqe dergojne ne faqe te tjera. Emri i menaxherit te pergjithshem perflitet, por asgje nuk eshte zyrtare. Cka ben qe ne Shqiperi te mos kete asnje person te autorizuar per te folur me mediat, ne emer te kompanise dhe e-mail-et tona nuk moren kurre pergjigje. Dhe nuk mori pergjigje as pyetja jone se cila eshte fatura financiare e kesaj marreveshjeje. Pra, futja e Microsoft ketu shtron disa ceshtje shume te rendesishme: qe nga ato gjuhesore e deri tek ato politike: vertet qe Shqiperia duhet te hyje ne eren dixhitale, por a duhet sepse duhet, apo sepse e kerkon BE dhe Uashingtoni? Dhe me e rendesishmja a duhet qe gjithe kete kosto te larte ta perballojne taksapaguesit, apo i duhej lene privateve dhe qeveria thjesht te liberalizonte tregun? Nje tjeter dileme, edhe kjo e mbetur pa pergjigje.Krijohet dega e "Microsoft"-it për Shqipërinë.


 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative