Faqja e Pare | Ekonomi | Qeveria me ndihmën e "Patom Bogs" ul vlerën e ARMO-s në privatizim

Qeveria me ndihmën e "Patom Bogs" ul vlerën e ARMO-s në privatizim

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Firma konsulente ka dorëzuar vetëm bilancet financiare të viteve 2004, 2005 dhe 2006. Skenaret e blerjes bazohen në vlerat dhe asetet e këtyre viteve. Në këtë vlerësim nuk është marrë parasysh viti 2007. Fitimi i "ARMO

 

Firma konsulente ka dorëzuar vetëm bilancet financiare të viteve 2004, 2005 dhe 2006. Skenaret e blerjes bazohen në vlerat dhe asetet e këtyre viteve. Në këtë vlerësim nuk është marrë parasysh viti 2007. Fitimi i "ARMO"-s gjatë vitit 2007, krahasuar me vitin 2004, është 5 herë më i lartë. Fitimi në vitin 2007 arriti në 1 miliardë e 700 milionë lekë, ndërsa në vitin 2004, ishte vetëm 365 milionë lekë.


Tiranë – Pak ditë para zhvillimit të ankandit të privatizimit të kompanisë shtetërore të naftës ARMO, serish dalin në dritë fakte të tjera për abuzimin nga ana e qeverisë me këtë proces. Segmente të Qeverisë po shfrytëzojnën edhe raportin e firmës konsulente "Patom Bogs" për të patur një vlerë privatizimi sa më të ulët.

Konsulenti për privatizimin e "ARMO"-s, "Patom Bogs", në raportin e dorëzuar në qeveri në muajin tetor, jep edhe vlerësimet e tij për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës. Në analizën e bërë nga ana e konsulentit, duke marrë parasysh asetet e kompanisë, bilancet financiare të viteve 2004, 2005 dhe 2006 dhe blerjet e mundshme nga ana e investitorëve të kësaj pasurie jepen edhe skenarët e mundshëm të këtij privatizimi. Në këtë vlerësim nuk është marrë parasysh viti 2007, që është edhe më i rëndësishmi përsa u përket fitimeve të nxjerra nga ana e kompanisë shtetërore. Vetëm fitimi i "ARMO"-s gjatë vitit 2007, krahasuar me vitin 2004, është 5 herë më i lartë. Fitimi në vitin 2007 arriti në 1 miliardë e 700 milionë lekë, ndërsa në vitin 2004, ishte vetëm 365 milionë lekë. ARMO ka një vlerë të kapitalit të nënshkruar, që mund të jetë në nivelin e 50-60 milionë euro, ndërsa një vlerë të aseteve, si vlerë në kontabilitet, në rreth 100 milionë euro. Kjo është një vlerë kontabël, vlerë e aseteve të blera në vite, të investuara në vite, siç janë të regjistruara në kontabilitet. Në raportin e saj të vlerësimit për kompaninë "ARMO", konsulenti "Patom Bogs" i ka bërë të ditur Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, se pavarësisht se në shumë raporte të bëra publike edhe nga media, çmimi i privatizimit llogaritet në rreth 100 milionë dollarë ose më shumë, kompania mund të mos arrijë këtë vlerë në shitje. Madje në raportin e bërë nga ana e kompanisë konsulente amerikane "Patom Bogs" sqarohet se një çmim prej 100 milionë dollarësh i dhënë publikisht, është spekulim. Por shifra e dhënë për shitjen e kësaj kompanie ka qenë nga vetë "ARMO" dhe Ministria e Ekonomisë me rreth 170 milionë dollarë, ose 110 milionë euro. Nuk është hera e parë që në privatizimet strategjike ndodhin përplasje midis vlerësimit të konsulentëve të huaj dhe çmimeve të kërkuara nga ana e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë me anë të pushimit nga puna të punonjësve të ARMO-s po tentohet të uletë dhe vlera e përfitimit të punonjësve në privatizim. Në një skenar të njejtë me privatizimin e Albtelecom, qindra punonjës të kompanisë “ARMO” janë pushuar nga puna. Me një ligj të Kuvendit, më konkretisht Ligji Nr. 9117, dt. 24.7.2003 “Për përcaktimin e strukturës dhe formulës së privatizimit të ARMO-s në Fier” sanksionohet e drejta punonjësve të bëhen aksionarë të kësaj kompanie duke shfrytëzuar madje dhe bonot e privatizimit që u janë shpërndarë atyre vite më parë. “Punonjësve të shoqërisë "ARMO" sh.a. Fier u ofrohen aksione në kapitalin e shoqërisë në shkëmbim të bonove të privatizimit, që u janë dhënë nga shteti. Punonjës të ARMO-s janë punonjësit të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune të pandërprera, që nga krijimi i shoqërisë deri në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe ata që e kanë fituar këtë status me akte të tjera ligjore e nënligjore. Investitorët strategjikë që do të blejnë aksione, sipas pikës 1 të këtij neni, kanë të  
drejtën e parablerjes së aksioneve të mbetura, nëse ka, pas procedurës së përshkruar më sipër, duke paguar të njëjtin çmim për aksion, sa është paguar për aksionet sipas pikës 1. Kjo e drejtë zgjat një vit pas plotësimit të procedurës së transferimit të aksioneve të ofruara subjekteve, sipas pikave 1 dhe 2, shkruhet në ligj, por duket se pikërisht punonjësit më të vjetër të kësaj kompanie janë flakur nga puna pikërisht pak ditë para privatizimit të kompanisë.
 

Do privatizohet 85 % e ARMO-s 

Tiranë - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka publikuar shpalljen e tenderit të hapur ndërkombëtar për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s. Publikimi është bërë në disa gazeta ndërkombëtare, si “Financial Times”, “Ëall Street Journal”, në revistën “Hydrocarbons Processing”, në faqen e internetit të Ministrisë dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike. Në privatizimin e ARMO-s rolin e konsulentit po e bën kompania amerikane ligjore “PATTON BOGGS”. Hapja e ofertave për ARMO-n do të bëhet më datë 21 maj. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë parashikuar disa takime me ofertuesit e mundshëm, si për t'iu përgjigjur pyetjeve që ata mund të kenë në lidhje me këtë privatizim, ashtu dhe për të sqaruar çështje që mund të dalin nga dokumentacioni që do t'u vihet në dispozicion. Sipas vlerësimeve të bëra, asetet e kompanisë së përpunimit të naftës “ARMO” vlerësohen në 109 milionë euro. Në objektet që përfshihen në privatizimin strategjik të ARMO-s janë 2 uzinat e përpunimit të thellë të naftës në Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e kimi-përpunimit në Kuçovë, filiali i eksport-importit në Vlorë, si dhe 11 depozita të naftës dhe karburanteve.


450 punëtorë të ARMO-s në protestë


Ballash- Rreth 450 punëtorë të Uzinës së Ballshit kanë protestuar dy ditë më parë duke bllokuar edhe rrugën nacionale, Fier-Tepelenë për rreth 2 orë. Ata kanë protestuar kundër reformës së shkurtimit të ndërmarrë në këtë sektor, në kuadër të privatizimit. Shkak i kësaj proteste është bërë publikimi i listës së punonjësve që janë përfshirë nga reforma. Kjo listë ka irrituar punonjësit të cilët kanë vendosur që të protestojnë për parregullsi të këtyre listave dhe sipas tyre nëse kjo protestë nuk do të merret parasysh nga krerët e Kombinatit të Përpunimit të Naftës, atëherë ata do të përshkallëzojnë protestën. Protestuesit nuk kanë lejuar asnjë mjet të kombinatit që të hyjë apo të dalë në ndërmarrje, ndërsa kanë theksuar se do të protestojnë deri në vendosjen e drejtësisë dhe përmbajtjes së kritereve. Punonjësit pretendojnë se listat nuk janë përpiluar në bazë kriteresh, pasi sipas tyre ka shumë punonjës me vjetërsi të gjatë pune që kanë dalë në rrugë, ashtu si dhe nga ata me shumë herë më pak vite pune që aktualisht janë në marrëdhënie pune. Shumë punonjës gjatë protestës janë shprehur madje se këtu janë parë dhe bindjet politike, të cilat kanë listuar dhe emrat e përkrahësve në borderotë e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, apo të kundërshtarëve në listën e reformës.
 

Islami: Spastrimet në uzinë. një akt me synime korruptive 

Tiranë – Deputeti Kastriot Islami në fjalën e tij në Kuvend deklaroi ndër të tjera se, “në realitet e në thelb kjo nuk është reformë për ristrukturimin e Armos dhe AlbPetrolit, por një veprim me prapavijë e interesa partiake, një veprim arbitrar e abuziv, një veprim me synime të qarta korruptive. Një veprim  që synon të kthejë në aksionerë drejtuesit e korruptuar dhe disa militantë fanatikë por që do të bllokojë privatizimin dhe do të shkatërrojë uzinën. Sipas kritereve partiake të spastrimit ruhen të paprekur “të gjithë militantët që janë futur në punë pas korrikut 2005 përmes fryrjes së organikave”, kurse një specialist apo ekspert që ka 30 vjet punë hidhet në rrugë. Më këto spastrime e veprime të papërgjegjshme krijohet një situatë sociale shpërthyese, një pjesë e madhe e familjeve kthehen në konsumatorë të asistencës sociale të apaaftë për të përballuar jetesën; uzina rrezikon të falimentojë se po largohen ekpsertët e specialistët dhe ajo do të drejtohet e menaxhohet nga militantë të paaftë e të babëzitur; privatizimi i uzinës tenton të dështojë ose të kryhet në mënyrë korruptive e pa asnje vlerë sepse nga këto spastrime po shkatërrohet vlera e burimeve njerzore dhe po ulet qëllimisht në mënyrë drastike vlera e saj.

Specialistët dhe ekspertët më të mirë, që nuk mbrohen se janë socialistë apo dicka tjetër por vecse janë ata që mbajnë në punë uzinën, që janë zëvëndësuar nga militantë të paaftë e drejtues të korruptuar, bëjnë direkt përgjegjës Kryeminsitrin Berisha dhe Ministrin Ruli. Ata akuzojnë drejtorët e Uzinës Toni Hysi dhe të Tecit Kamber Canaj. Specialistët dhe ekspertët janë familjarë të mirë por të pashpresë që po shtyhen në revoltë nga shteti partiak dhe pushteti i korruptuar. Banorët

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative