Sistemet energjetike Shqipëri Kosovës, në të ardhmen në linjë interkonjeksioni
TIRANE- Shqiperia dhe Kosova do te lidhen me nje linje intrekonjeksioni, e cila do te beje te mundur balancimin e burimeve prodhuese te energjise
TIRANE- Shqiperia dhe Kosova do te lidhen me nje linje intrekonjeksioni, e cila do te beje te mundur balancimin e burimeve prodhuese te energjise. Kjo duke pasur parasysh se sistemi yne energjetik bazohet tek burimet hidro, ndersa ai kosovar tek burimet termo. Ndertimi i linjes se interkonjeksionit eshte edhe projekti me i fundit per te cilin u diskutua edhe gjate takimit te delegacionit kosovar me misnitrin e energjetikes, Genc Ruli. Paralelisht me ndertimin e kesaj linje, Kosova ka planifikuar shtimin e burimeve prodhuese te energjise, me ndertimin e nje termocentrali te ri. Nderkohe mes dy vendeve vazhdon shkembimi i energjise eleketrike, ne baze te marreveshjes se lidhur nga dy korporata elektroenergjetike, kESH-i shqiptar dhe KEK-u i Kosoves. Aktaulisht, ne po depozitojme energji ne Kosove, per ta rrimare ate gjate periudhes se dimrit, atehere kur konsumi ne vend rritet ndjeshem. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli zhvilloi të enjten një takim në Tiranë, me 4 ministra të Kosovës, me ministren e Energjetikës, Justina Pulja, të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, të Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe të Turizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Mihar Jagxhillari. Bashkëpunimi mes dy sistemeve energjetike, zgjerimi i shkëmbimeve tregtare, ekspertizat në fushat e ndryshme ekonomike, turizmi, etj, ishin temat e diskutuara mes tyre gjatë takimit të sotëm.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj