Opozita braktis seancën e Kuvendit. Kundër ligjeve për falimentin dhe procedurave tatimore
Arben Malaj: Ndërsa qeveria mburret për liri fiskale dhe uljen e nivelit të taksave, Shqipëria është klasifikuar si vendi me lirinë ekonomike më të dobët
Arben Malaj: Ndërsa qeveria mburret për liri fiskale dhe uljen e nivelit të taksave, Shqipëria është klasifikuar si vendi me lirinë ekonomike më të dobët, dhe problemi thellohet edhe më shumë me miratimin e ligjit për Falimentin dhe Procedurat Tatimore. Ligji për falimentimin është i deformuar dhe u jep ju pushtet absolut tatimorëve
Tiranë - Opozita braktis Kuvendin ndersa diskutohej Ligji per falimentin, duke e konsideruar kete projekt si te nxituar dhe te impakte negative. Deputetet opozites kerkojne rikthimin e ligjit per diskutime ne komisionet kuvendore. Ligji i detyron nisjen e procedurave te falimentimit shoqerite, qe konstatohen se prej dy vjetesh nuk ka aftesi paguese. Por per here te pare, ligji con ne falimentim edhe ato biznese, te cilat ndonese kane aftesi paguese, per t'i shpetuar detyrimeve tatimore, deklarojne bilance me humbje, nje rast ky i ndeshur shpesh ne Shqiperi edhe nga kompani te medha. Deputetet e opozites kane braktisuar seancen plenare, ne shenje proteste kunder miratimit te ligjeve per biznesin, atij te Falimentimit dhe Procedurave Tatimore. Sipas tyre ligjet nuk jane konsultuar me biznesin dhe nuk kane si te miratohen sot.
Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Valentina Leskaj tha se ligjet kane ardhur ne seancen parlamentare pa u diskutuar me biznesin. Kjo kerkese u perserit dhe nga deputeti socialist, Arben Malaj, ish-ministër i Financave ne qeverisjen e PS. Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, tha se miratimi i këtij ligji i jep pushtet absolut qeverisë ndaj biznesit në përshpejtimin e falimentimit. Sipas tij, ndryshimet e bëra gjatë diskutimit në Komisione nuk janë konsultuar me grupet e interesit.
Ai ka përmendur këtu hapjen fiktive të shoqërive të ndërtimit të cilat deklarojnë bilance negative duke ngelur borxh te shteti për miliona dollarë. Por Arben Malaj ka kërkuar nga Kryetarja e parlamentit të mos kalojë sot në votim ligjin e Falimentit, pasi ai nuk është diskutuar nga komuniteti i biznesit si dhe ka marrë reagime negative edhe nga organizma ndërkombëtarë si Banka Botërore. “Është hera e parë në 17 vjet, që FMN i kërkon qeverisë të përmirësojë klimën me biznesin si dhe të shkurtojë deficitin buxhetor”- përfundoi Malaj.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj