Faqja e Pare | Ekonomi | Bizneset asnjë qindarkë për dëmet e shpërthimit tragjik

Bizneset asnjë qindarkë për dëmet e shpërthimit tragjik

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Të pakënaqur made edhe të pashpresë për dëmshpërblimin e pasojave të tragjedisë së gërdecit janë edhe bizneset që u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm. Kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp, se kompensimi i bizneseve të dëmtuara nga kjo tragjedi është pothuajse i pamundur për shkak se sipas tij ata nuk kanë dokumentuar të dhëna të sakta gjatë procesit të vetëdeklarimit. Duke e konsideruar këtë një procedurë si tejet të komplikuar krahasuar edhe me procedurat e tjera të ndjekura me këtë rast, Kryeministri Berisha u shpreh se kompensimi do të bëhet vetëm në ato biznese që nuk kanë qenë të siguruar, për të cilat gjithashtu kërkohen një sërë dokumentash të tjera. "Kërkohen dokumenta për të gjitha investimet që janë bërë, apo për gjendjen e mallit që kanë pasur këto biznese. Të gjitha këto duhet të faktohen me dokumenta, pasi nuk bëhet vetëm me vetëdeklarim”, tha kryeministri Berisha. Bizneset e dëmtuara nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec janë ankuar me kohë se nuk po kompensohen në masën 100 përqind, ashtu sic ishte premtuar nga qeveria. Grupet e vlerësimit kanë hartuar preventivët dhe kanë përcaktuar kompensim të demeve në masën 15 deri në 20 përqind të dëmit. Deri tani bizneset nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa disa prej tyre kanë nisur të rregullojnë provizorisht dhe me sa të mundin ambientin e dëmtuar. Ndërkohë një pjesë tjetër e biznesmenëve shprehen se megjithëse kanë depozituar disa kërkesa në lidhje me pretendimet dhe ankesat e tyre, deri më sot nga Bashkia e Vorës askush nuk u ka ardhur në ndihmë.
Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative