Faqja e Pare | Ekonomi | Prezantohet në Tiranë programi më i ri me fondet e BE-së, "IPA Adriatic 2007-2013"

Prezantohet në Tiranë programi më i ri me fondet e BE-së, "IPA Adriatic 2007-2013"

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

TIRANË- Shqipëria ka garantuar një fond të konsiderueshëm financimi për projektet ndërkufitare, në kuadër të projektit më të ri "IPA Adriatic 2007-2013", të financuar nga BE, e cila do të drejtohet


 
TIRANË- Shqipëria ka garantuar një fond të konsiderueshëm financimi për projektet ndërkufitare, në kuadër të projektit më të ri "IPA Adriatic 2007-2013", të financuar nga BE, e cila do të drejtohet nga Autoriteti Menaxhues i rajonit të Abruzzos në Itali. Programi që u prezantua dje në Hotel "Tirana Interantional" nga anëtarja e Sekretariatit Teknik, Krisela Bufi, u miratua në datën 25 mars 2008 nga Bashkimi Europian. Ky program përfshin zhvillimin e projekteve ndërkufitare në Shqipëri, Itali, Greqi, Slloveni,  Mali i Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë kryesisht në sektorët e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, të bizneseve, etj. Ky program ka si objektiv kryesor, rritjen e kapaciteteve të rajoneve të detit Adriatik për një zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet një strategjie të përbashkët të partnerëve të territoreve përfituese prej tij. Për herë të parë, nisur nga ecuria pozitive që kanë paraqitur vendet që synojnë për të hyrë në BE, në këtë program do të zbatohet një buxhet i vetëm dhe me drejtim nga një njësi e vetme për të gjithë partnerët nga vendet kufitare, të cilët do të zhvillojnë projekte të përbashkëta. Programi "IPA Adriatic 2007-2013", konkretizimi i projekteve të të cilit do të nisë nga fundi i këtij viti, parashikon një  fond prej 110 milionë euro për Shqipërinë për vitet 2007-2009, për t'u rritur më tej, deri në vitin 2013. Nga kjo shumë, 85% do të financohet nga fondi i BE-së, ndërsa 15% nga kërkuesit e projekteve. Në këtë program, për Shqipërinë janë përzgjedhur disa qarqe, të cilat, gjatë zbatimit të programeve të mëparshme të BE-së, si "Interreg", "CARDS", etj, u dalluan për realizimin e suksesshëm dhe me rezultate konkrete të projekteve në fusha të ndryshme, në bashkëpunim me partnerët ndërkufitarë. Qarqet e përzgjedhura që do të konkurrojnë gjatë zbatimit të programit me projekte të përbashkëta me vendet ndërkufitare, janë Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Fushat me të cilat institucionet publike, OJF, etj, do të konkurrojnë janë kryesisht në sektorin ekonomik ndërkufitar, si përmirësimi i infrastrukturave të  përbashkëta lokale, zhvillimet e qëndrueshme të zonave, fushat e kërkimeve, ruajtja dhe zhvillimi i burimeve të përbashkëta natyrore, kulturore, ruajtja nga rreziqet, zhvillimi i kapaciteteve të qëndrueshme, netëork-e dhe asistencë teknike. Përfituesit potencialë në këto projekte do të jenë qarqet, prefekturat, sektori i turizmit, agjenci në shërbim të bizneseve, OJF, etj. Sipas ekspertes të Sekretariatit teknik të Programit "IPA Adriatic 2007-2013", Krisela Bufi, do të jetë konkurrenca mes projekteve, faktori kryesor i përfituesve të tyre, që do të vlerësohen nga një komision vlerësimi. Ministria e Integrimit do të menaxhojë drejtimin e këtij programi për pjesën shqiptare, duke kontribuar edhe si vend anëtar në program me shumën prej 14,5 milionë euro për vitet 2007-2009. Shqipëria është që nga viti 2000 pjesëmarrëse në programet e financuara nga BE dhe vendet anëtare, si "Interreg", "CARDS", etj, që nga viti 2000-2006 në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. Në vitet 2004-2003 u përfituan 65 projekte me fondet italiane. Ndërsa në vitet 2004-2006, u përfituan 94 projekte të përbashkëta, me 24 partnerë shqiptarë, ndërsa pritet që në programin më të fundit, ky numër të rritet akoma më shumë, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit dhe përfitimeve ndërkufitare.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative