FMN: Deficiti buxhetor të ulet në 5.2 %
Tiranë – Misioni i FMN-së i ka kërkuar qeverisë që të ulë deficitin buxhetor në 5.2 % dhe jo ta lejojë atë që ta cojë në 7.9 % sa e ka planifikuar për këtë vit për të
Tiranë – Misioni i FMN-së i ka kërkuar qeverisë që të ulë deficitin buxhetor në 5.2 % dhe jo ta lejojë atë që ta cojë në 7.9 % sa e ka planifikuar për këtë vit për të shtuar investimet publike pasi vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.
Në deklaratën e FMN-së thuhet se, “rreziqet fiskale do të duhet të adresohen me vendosmëri. Rritja e bollshme e të ardhurave duhet përdorur për të konsoliduar financat publike dhe për të mbajtur defiçitin e buxhetit në 5.2 përqind të PBB-së. Duke qenë se disa rreziqe fiskale mbeten—p.sh. tejkalimi i kostos në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe situata e keqe financiare e KESH-it— planet e Ministrisë së Financave për të mbajtur fonde kontigjence të mjaftueshme janë të mirëpritura. Në përfundim të programit me FMN-në, buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në, të rrisë besueshmërinë dhe transparencen. Kjo çështje bëhet edhe më urgjente në një kohë kur Shqipëria do të fillojë të marrë hua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ne i inkurajojmë autoritetet të miratojnë një rregull formal fiskal—qoftë i bazuar në shpenzimet, qoftë në defiçit—më e mira do ishte duke filluar që nga buxheti i 2009. Përforcimi i kapacitieteve në menaxhimin e borxhit është gjithashtu i rëndësishëm.
Ndërsa Zëvëndësministri i Financave Sherefedin Shehu i pyetur nga gazetarët se a do t’i prekin investimet shkurtimet që do të bëhen për deficitin, tha se, “për sa i përket uljes së defictit, ky është një nivel që ne e kemi paralajmëruar më parë, por tashmë ne kemi rënë në këtë nivel duke analizuar ecurinë e disbursimit kryesisht të investimeve të huaja. Për sa i përket investimeve, unë thashë se do të kemi një buxhet shtesë dhe do të përdorim burimet tona të brendshme, performancën shumë të mirë të të ardhurave për të mbajtur në kontroll deficitin. Pra do të rrisim me 14 miliard lekë shpenzimet e investimeve me burimet tona të brendshme dhe në këtë shifër ne nuk përfshijmë privatizimet që mund të bëhen në objekte strategjike”.
Në deklaratën e FMN-së thuhet se, miratimi i amendamenteve përkatëse të Kodit Civil është kyç për një ekzekutim më të mirë të kolateralit. Ndërsa axhenda e privatizimit të KESH-it është duke ngjallur interesim të mirëpritur, pozicioni financiar i kompanisë mbetet i dobët. Rritja e tarifave prej 20 përqind në mars ndihmoi financat e kompanisë, po ashtu siç kanë ndihmar edhe rreshjet e mbara. Për më tepër, në bashkëpunim me Bankën Botërore, planifikohen përmirësime ambicioze në mbledhjen e të ardhurave dhe reduktimin e vjedhjeve. Megjithatë, me ecurinë aktuale, humbja indirekte e financave publike do të shkojë në rreth 1.4 përqind të PBB-së. Kjo është më shumë se gjysma e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe thekson nevojën urgjente për masa korrigjuese. KESH-i duhet të reduktojë importet, të mbajë në fre kostot e personelit dhe të prioritarizojë investimet brenda një buxheti më të vogël nëse do të evitojë rritje të mëtejshme të tarifave.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj