Faqja e Pare | Ekonomi | Përjashtohen avokatët nga përgjegjësia ligjore nëse pastrojnë para

Përjashtohen avokatët nga përgjegjësia ligjore nëse pastrojnë para

Germezoni: Decrease font Enlarge font

 

Ish-Ministri i Drejtësisë Spiro Peçi për projektligjin e qeverisë: Neni 3 përjashton avokatët e noterët nga pergjegjesia ligjore gjate transaksioneve bankare qe keta te fundit kryejne per klientet e tyre. Në rast të përdorimit të dëmshem të transaksioneve, avokatët ose noterët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore njësoj si klientet e tyre.  

TIRANE- Ish-Ministri i Drejtësisë Spiro Peçi gjatë debatit në Komisionin PARLAMENTAR TË Ligjeve për projektligjin e qeverisë për “Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe te Financimit te Terrorizmit” ka deklaruar se, “Neni 3 përjashton avokatët e noterët nga pergjegjesia ligjore gjate transaksioneve bankare qe keta te fundit kryejne per klientet e tyre. Në rast të përdorimit të dëmshem të transaksioneve, avokatët ose noterët duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore njësoj si klientet e tyre.  
Gjithsesi, Komisioni i ligjeve ka miratuar ne parim e me pas nen per nen projektiligjin per parandalimin e pastrimit te parave dhe te financimit te terrorizmit. Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave dhe i miratuar nga Keshilli i Ministrave u miratua ne unanimetet te plote nga anetaret e komisionit. Projektligji ka per qellim parandalimin e pastrimit te parave dhe te produketve qe burojne nga veprat penale si dhe parandalimin e financimit te akteve terroriste.  
Neni tre i cili percakton subjektet qe i nenshtrohen ketij ligji si avokatet, noteret etj, hasi ne diskutime te forta nga deputet e te dy kraheve. Sipas deputetit Peçi neni tre perjashton avokatet e noteret nga pergjegjesia ligjore gjate transaksioneve bankare qe keta te fundit kryejne per klientet e tyre. Peçi shprehet se ne rast te perdorimit te demshem te transaksioneve, avokatet ose noteret duhet te mbajne pergjegjesi ligjore njesoj si klientet e tyre.  
Ndersa sipas specialisteve, perfaqesuesit ligjore, nuk mund te mbajne pergjegjesi per transaksionet e klienteve te tyre pasi ata vetem japin konsulence. Specialiste te Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit ne Ministrine e Financave thone se ky projektligj synon vendosjen ne bazat ligjore te parandalimit te shfrytezimit te sistemit financiar per qellime te pastrimit te parave. Ky projektligj thone ata percakton masat parandaluese qe duhet te ndermerren nga institucionet financiare dhe jo financiare per te parandaluar perdorimin e demshem te ketyre subjekteve ne veprimtarine e pastrimit te parave. Projektligji per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit, pas hyrjes ne fuqi shfuqizon automatikisht ligjin e ndryshuar per parandalimin e pastrimit te parave miratuar ne maj te 2005-es.
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (2 vendosur):

Sokol Halili ne 14 May, 2008 08:53:47
avatar
Partia socialiste duhet te insistoje ne permirsimin e projektit perpara se ai te behet ligj. Avokatet duhet te trajtohen si gjithe profesionistet e tjere. Ne fakt ata jane shnderruar ne matrapaze vendimesh gjyqesore dhe jo ne debatues te ceshtjeve gjyqesore.
Pa permirsimin e ligjit te avokatise nuk ka drejtesi te vertete. Korrupsioni eshte ainonim i avokatise shqiptare.
Sokol Halili ne 14 May, 2008 08:55:46
avatar
Partia Socialiste duhet te insistoje ne permirsimin e projektit perpara se ai te behet ligj. Avokatet duhet te trajtohen si gjithe profesionistet e tjere. Ne fakt ata jane shnderruar ne matrapaze vendimesh gjyqesore dhe jo ne debatues te ceshtjeve gjyqesore ne sallat e gjyqit.
Pa permirsimin e ligjit te avokatise nuk ka drejtesi te vertete. Korrupsioni eshte sinonim i avokatise shqiptare.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative