Faqja e Pare | Editorial | Tragjedia e re e Gërdecit

Tragjedia e re e Gërdecit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Nga Arben Malaj


Këto dite media po paraqet një ngjarje e cila për pasojat e saj mund të jetë për fëmijët dhe familjarët e Gërdecit pse jo po aq e dhimbshme sa vetë tragjedia e tyre.

Pas një krimi shtetëror me vdekjen e 26 banorë të kësaj zone, pas shkatërimit tw mbi 450 shtëpi dhe dëmtimit mbi rreth 3500 të tyre, familjarë të strehuar në një ndërtesë shtetërore dhe pikërisht pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, lajmërohen me qendër zëri si në filmin "Lulëkuqe mbi mure" se të nesërmen do t’ju ndëpritet  ushqimi dhe do të duhet të largohen.

Akoma më cinik është veprimi, kur në mediat vizive prezantohet bujaria qeveritare, duke u garantuar qera të lartë për 6 muaj të tjerë.

  • Të largosh fëmijët dhe familjet që me krimin tënd shtetëror u shkatërrove shtepitë, pasuritë dhe ëndrrat, për tu garantuar pushime të gëzuara disa klientëve turistë,
  • Të përdorësh stimuj financiare për t’i larguar këto familje me joshje dhe më vonë me forcw nga qendra ku janë sot,
  • Të veprosh fshehurazi dhe me tërësinë e kërcënimeve dhe joshjeve si t’i largosh sa më parë këta fëmijë në ditën e festës së tyre,
  • Të kërkosh t’i nxjerrësh këta fëmijë dhe familjarë fatkeqë nga një qendër ku mund tu  lehtësosh sado pak  dhimbjen njerëzore dhe tronditjen psikologjike që lë gjurmë afatgjata –  të gjitha së bashku janë veprime çnjerëzore.
  • Të kërcënosh të nxjerrësh nga ajo qendër disa qindra fëmijë thjeshtë dhe vetëm se duhet të dalë me fitim  kjo qëndër pushimi, do të thotë të bësh biznes me njerëz të pafajshëm. Vetëm mentalitete çnjerëzore mund të ushqejnë veprime të tilla.

Ndërsa tragjedia  e Gërdecit është një krim shtetëror në hetim dhe nuk mund t’i bëjë përgjegjës të gjithë politikanët e vendit, nxjerrja e fëmijëve dhe familjarëve të Gërdecit  forcërisht apo me joshje nga kjo qendër  është një turp. Në këtë rast heshtja na bënë jo më pak fajtor të gjithëve.

Ato familje dhe ata femijë nuk duhen detyruar të kthehen në fshatin e tyre, kur ekspertët ndërkombëtarë edhe publikisht ju kanë paralajmeruar të mos nxitoni se risqet afatgjata të ndotjes nga baruti janë të larta dhe njësoj vrastare.

Ata femijë nuk duhen shpërndarë dhe të mbeten pa asistencë psikogjike, por duhet të qëndrojnë të grupuar dhe nën trajtim intensiv psikologjik për të eleminuar në maksimum pasojat e rënda të asaj tragjedie.

Ushtria shqiptare duhet jo vetëm të mos i nxjerrë, por tu ofrojë ndihmë të specializuar nga kontigjentet mjeksore, ekspert psikologë vendas dhe të huaja me një program intensive rehabilitimi.

Sot ushtritë moderne synojnë ta fitojnë mbështetjen publike jo thjeshtë nga betejat luftarake, por sidomos nga  angazhimi në tragjeditë njerëzore, ku luftohet njësoj për çështje jetësore.

Vetëm dy orë më parë, Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gate, urdhëroi  ndërprerjen e ndihmave për qeverinë e Birmanisë, për aq kohë sa kjo qeveri nuk garanton se destinacion i ndihmave janë vetë të dëmtuarit nga tragjëdia natyrore.

Vetëm dy  ditë më parë, nivele të ndryshme të qeverisë shqiptare që fshihen përballë këtij veprimi çnjerëzore, urdhërojnë që familjet fatkeqe të largohen duke u ndërprerë ushqimin mbi të gjitha fëmijëve, dy herë fatkeqë, dhe jo nga një fatkeqësi natyrore, por nga një krim shtetëtor.

Në vend që të këmbëngulw për t`i nxjerrë jashtë qeveria shqiptare ka në rradhë të parë përgjegjësi për të bërë disa veprime konkrete :

  1. T`ju kërkoj falje të menjëhershme dhe publike fëmijëve dhe familjarëve për  tensionin shtesë të krijuar
  2. Të ndalë përdorimin e urisë si mjet presioni për t’i larguar,
  3. T`ju garantojë qëndrimin në atë qendër për aq kohë sa ekspertët e konsiderojnë të nevojshme, të paktën deri në një rehabilitim psiokologjik me të mirë të fëmijëve
  4. Të kërkojë menjëherë ndihmë të specializuar dhe të financojë programe sa më të plota kulturore, edukative dhe asistencë të kualifikuar psikologjike për këta femijë.
  5. Të përballojë të plotë faturën financiare për qendrën ku janë vendosur këta fëmijë.

Kjo është minimalja që ne duhet të bëjmë ndaj tyre dhe duhet ta bëjë sot dhe menjëherë larg çdo keqpërdorimi politik dhe larg çdo përfitimi abuziv.

Pa këtë detyrim moral, ne do të jemi gjithashtu gjithnjë e më të përbuzur nga opinionet publike.

Humbja e besimit, humbja e kredibililitetit, humbja e vlerësimit dhe mbështejtes publike janë humbja e gjithckaje për çdo politikan, të çdo forcë politike dhe të çdo vendi.

Qeveria duhet të reagojë, opinioni publik duhet të reagojë, këto janë rastet më të dhimbshme, ku edhe mosreagimi është një krim, minimalisht moral.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.50
Powered by ANA Creative