Kryeministri, padrino publik dhe politik i të akuzuarit për vrasje
“Vendimi për të rikthyer në gjendje të lirë një individ që akuzohet për zhdukjen dhe vrasjen e një shqiptari, është shprehja më e qartë e një
Nga Taulant Balla
“Vendimi për të rikthyer në gjendje të lirë një individ që akuzohet për zhdukjen dhe vrasjen e një shqiptari, është shprehja më e qartë e një skenari te mirëkurdisur, që ka për autor një njeri të vetëm. Çështja në ngarkim të Arben Sefgjinit dhe të akuzuarve të tjerë, po nxjerr në pah, presionin asgjësues të Kryeministrit ndaj gjyqësorit shqiptar, me qëllim bllokimin e zbardhjes së vrasjes, të arsyeve dhe identifikimin e urdhëruesve të vërtetë të një krimi vrastar”.
Sot anti-shteti dhe krimi korri një fitore tjetër kundrejt përpjekjes së shqiptarëve të ndershëm për ta ndarë Shqipërinë një herë e përfundimisht, nga epoka e vjetër dhe 17 vite tranzicioni që po vazhdon të na mbaje larg Europës së Bashkuar.
Vendimi për të rikthyer në gjendje të lirë një individ që akuzohet për zhdukjen dhe vrasjen e një shqiptari, është shprehja më e qartë e një skenari te mirëkurdisur, që ka për autor një njeri të vetëm.
Çështja në ngarkim të Arben Sefgjinit dhe të akuzuarve të tjerë, po nxjerr në pah, presionin asgjësues të Kryeministrit ndaj gjyqësorit shqiptar, me qëllim bllokimin e zbardhjes së vrasjes, të arsyeve dhe identifikimin e urdhëruesve të vërtetë të një krimi vrastar.
Jam thellësisht i shqetësuar dhe janë të shqetësuar të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, socialistë e demokratë, për qëndrimin e pajustifikueshëm të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili vazhdon të jetë mburoja e këtij personazhi, Drejtor Përgjithshem i Tatimeve, i cili është me siguri i pari njeri në historinë e botës që qëndron në një detyrë të lartë shtetërore duke qenë i akuzuar për vrasje.
Ky qëndrim në kundërshtim flagrant me etikën shtetërore e qeverisëse hedh një hije shumë shqetësuese dyshimi mbi arsyet që ka Kryeministri i Shqipërisë për t'u bërë mburoja e një njeriu të akuzuar për pjesëmarrje në një krim të organizuar nga shteti në kohën kur Sali Berisha ishte President i Republikës.
Kapja e kryetarit të qeverisë pas historisë së errët të mosdënimit në të shkuarën të këtij personazhi për të mos e shkarkuar atë edhe pasi gjykata kishte dhënë masën e arrestit shtëpiak, është në rastin më të mirë papërgjegjshmëri e plotë dhe në rastin më të keq abuzim i vetëdijshëm i Sali Berishës me mandatin kryeministror, për të ndikuar politikisht mbi procesin gjyqësor duke u bërë publikisht mburojë e një të arrestuari.
Vendimi për të mos e shkarkuar këtë individ është pjesë e një plani presioni ndaj gjykatës, me qëllim garantimin e një mase më të lehtë dënimi, atë të hetimit në gjendje të lirë.
Në të dyja rastet kemi të bëjmë me një shembull rënqethës të shkallës së degradimit moral e politik të qeverisjes së këtij vendi, të kthimit të punëve të shtetit në allishverishe të një tribuje që nën sqetullën kryeministrore sillet me pushtetin si me një të drejtë natyrore për shpërdorim të detyrave e funksioneve publike, të maskaradës së premtimeve për duar të pastra e qeveri të shërbimit e të shërbesave.
Detyra dhe funksioni publik i Kryeministrit është të jetë në anën e atyre që luftojnë krimin dhe jo në anën e krimit. Në emër të kësaj detyre e të këtij funksioni i bëj thirrje kryetarit të qeverisë të kryejë një orë e më parë aktin formal të shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve si edhe të distancohet publikisht nga vrasja e të ndjerit Remzi Hoxha dhe po publikisht të inkurajojë zbardhjen deri në fund të kësaj enigme që rëndon në ndërgjegjen e shtetit shqiptar.
Shqipëria që ka kapërcyer pragun e NATO-s dhe që po troket në portat e BE-së s'mund të pajtohet me një Shqipëri tribale që mban në krye të sistemit të tatimeve një të akuzuar për vrasje.
Sali Berisha, me Sefgjinin dhe Gërdecin, duke iu shmangur dhënies së shpjegimeve, se pse merr ne mbrojtje autorët e këtyre krimeve, është kthyer tashmë në një padrino politik dhe publik i krimit në Shqipëri.
Dialogu "Shqipëria në NATO" duhet të filloje pikërisht nga Gërdeci, Sefgjini, Basha, Mediu dhe nga vete Sali Berisha.




del.icio.us
Digg
Technorati
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj