Qeveria Berisha, me frymëzim antikapitalist i shpall luftë biznesit
Ligjet e falimentimit dhe të procedurave tatimore janë miratuar vetëm me 64 vota pro të mazhorancës dhe me votat e tërë opozitës kundër. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Arben Malaj deklaroi se, “ligji i ri që sillet për miratim për falimentimin sjell deformime të theksuara në ambientin ekonomik shqiptar, pasi i jep autoritet shumë të madh organeve tatimore në raport me biznesin”
Tiranë – Mazhoranca e djathtë dje me forcën e kartonit ka miratuar dy ligje me frymëzim antikapitalist duke i shpallur luftë biznesit dhe jo partneritet. Ligjet e falimentimit dhe të procedurave tatimore janë miratuar vetëm me 64 vota pro të mazhorancës dhe me votat e tërë opozitës kundër.
Si në komisionin parlamentar ashtu dhe dje në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një debat i ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Arben Malaj deklaroi se, “ligji i ri që sillet për miratim për falimentimin sjell deformime të theksuara në ambientin ekonomik shqiptar, pasi i jep autoritet shumë të madh organeve tatimore në raport me biznesin”.
Eshtë e papranueshme që procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë të mos diskutohen gjerësisht, në rradhë të parë me sipërmarrësit shqiptarë, të cilët janë përjashtuar tërësisht nga konsultimi i këtij projektligji, i cili krijon një barrë të re mbytëse mbi ta dhe një tjetër arsye për përkeqësimin e klimës së rënduar të biznesit në Shqipëri.
Organet tatimore me këtë projektligj marrin pushtet të pakufizuar e të pakontrolluar që bie ndesh lirive të njeriut dhe vetëm do të rrisë e madje përligjë abuzivizmin tradicionalisht të dëmshëm të këtyre organeve për klimën e biznesit në Shqipëri. Përrmes kësaj nisme lejohet ndërhyrja e administratës tatimore në marrëdhëniet mes kompanive të ndryshme, duke kërkuar që detyrimet e papaguara të një subjekti të mund të merren edhe tek kompanitë e tjera me të cilat ky subjekt ka marrëdhënie. Tani cdo detyrim të ngarkuar, qoftë edhe padrejtësisht, sipërmarrësit të detyrohen prej këtij ligji ta paguajnë vetëm me para në dorë, pavarësisht se kanë hapur proces gjyqësor. Ai e deformon përgjegjësinë e administratorëve të biznesit përmes mveshjes së përgjegjësisë së një detyrimi deri tek administratori, të cilit, edhe pa qenë pronar i kompanisë, mund t'i sekuestrohet pasuria familjare për të larë borxhin e kompanisë që administron si menaxher i punësuar. Kështu kryhet sekuestrimi nga zyra e tatimeve pa një procedure gjyqesore që lejon prapësimin për çmimin
Pak ditë më parë opozita braktisi Kuvendin ndersa diskutohej Ligji per falimentin, duke e konsideruar kete projekt si te nxituar dhe te impakte negative. Deputetet opozites kerkojne rikthimin e ligjit per diskutime ne komisionet kuvendore. Ligji i detyron nisjen e procedurave te falimentimit shoqerite, qe konstatohen se prej dy vjetesh nuk ka aftesi paguese. Por per here te pare, ligji con ne falimentim edhe ato biznese, te cilat ndonese kane aftesi paguese, per t'i shpetuar detyrimeve tatimore, deklarojne bilance me humbje, nje rast ky i ndeshur shpesh ne Shqiperi edhe nga kompani te medha. Deputetet e opozites kane braktisuar seancen plenare, ne shenje proteste kunder miratimit te ligjeve per biznesin, atij te Falimentimit dhe Procedurave Tatimore. Sipas tyre ligjet nuk jane konsultuar me biznesin dhe nuk kane si te miratohen. Kryetarja e Grupit Parlamentar te PS, Valentina Leskaj tha se ligjet kane ardhur ne seancen parlamentare pa u diskutuar me biznesin. Kjo kerkese u perserit dhe nga deputeti socialist, Arben Malaj, ish-ministër i Financave ne qeverisjen e PS. Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë, tha se miratimi i këtij ligji i jep pushtet absolut qeverisë ndaj biznesit në përshpejtimin e falimentimit. Sipas tij, ndryshimet e bëra gjatë diskutimit në Komisione nuk janë konsultuar me grupet e interesit. Ligji i falimentimit që kërkohet të miratohet në Kuvend është shembulli më i keq kundra biznesit. Kështu është shprehur në fjalën e tij, deputeti i PS-së, eksperti i ekonomisë, Arben Malaj. Sipas tij “ndërsa qeveria mburret për liri fiskale, dhe uljen e nivelit të taksave, Shqipëria është klasifikuar si vendi me lirinë ekonomike më të dobët, dhe problemi thellohet edhe më shumë me miratimin e ligjit për Falimentin dhe Procedurat Tatimore”. Malaj është shprehur se ligji për falimentimin është i deformuar dhe u jep ju pushtet absolut tatimorëve.


del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj