“Shqipëria në NATO”.
Kryeministri Berisha ka ndërmarrë një tur propagandistik në rrethe të ndryshme të vendit, me moton “Shqipëria në NATO”. Në këtë tur ai rreket të propagandojë integrimin e
Kryeministri Berisha ka ndërmarrë një tur propagandistik në rrethe të ndryshme të vendit, me moton “Shqipëria në NATO”. Në këtë tur ai rreket të propagandojë integrimin e vendit në NATO, si sukses i qeverisë që drejton dhe të përsërisë edhe nje here premtimet e bëra dikur në fushatën elektorale të vitit 2005.
Çdo politikan në botë mund të dalë në popull, kur ka ne voje të komunikojë drejtperdrejte për çështje të caktuara me elektoratin, apo të shpjegojë politika të reja që ndermerr qeveria. Ne këtë aspekt, edhe kryministri Berisha nuk e ka të ndaluar të bëjë të njejtën gjë. Por fushata e tanishme propagandistike e Berishës ështe e panatyrshme, e stisur, e pamotivuar, e pajustidikuar dhe së fundi, edhe e kopjuar nga të tjerët. Per këte arsye turi i tij i ngjan turit të një jashtëtokësori në realitetin e sotëm shqiptar.
Në një vend normal, një kryeministër drejton qeverinë ne reformat e ndryshme per zhvillimin ekonomik, kulturor, institucional, infrastrukturor, të integrimeve rajonale e ndërkombëtare etj, etj, thuaje si të duash. Kryeministri pra, ka për detyrë të bëjë punën, jo llafet. Ai ka marrë një mandat nga populli për një gjë të tillë në zgjedhjet e fundit. Puna pastaj flet vetë me rezultatet e saj.
Por kryministri ynë nuk ka ç’punë të bëjë, sepse ai i ka vënë “në vijë” të gjitha punët e qeverisjes. Ai nuk po i hap dot rrugë zhvillimit ekonomik, sepse e ka mbytur bisnesin me taksa dhe me taksidarë. Ai nuk ka mbaruar asnjë segment rruge gjate tre viteve të qeverisjes se tij, qe të mund të priste realisht një shirit iniagurimi. Qeverisja e tij ështe e nxirë në të gjitha raportet e nderkombetareve për korrupsionin e për çeshtje të tjera të tilla. Ai pra, nuk ka se çfarë të bëjë më në qeverisjen e vendit.
Turi aktual i kryeministrit në popull është i panatyrshëm edhe për faktin se ështe i nxitur dhe i kopjuar nga turi i liderit të opozitës në rrethe të ndryshme të vendit. Dhe me që lideri i opozitës shkon anë e kand vendit dhe bisedon me njërëzit, atëhere pse të mos shkojë edhe ai, kryeministri? Dhe i hipën “kalit” të NATO-s e del ne popull.
E vërteta është se turi i tanishëm i kryeministrit nuk është për NATO-n. Këtë e kupton edhe vetë kryeministri. Flamuri i NATO-s në këto takime mbetet vetëm fasadë. Kjo ndodh sepse synimi i vërtetë i turit, nuk ështe propagandimi i NATO-s. Por nuk ka tjetër “kalë” kryeministri për këtë tur propagandistik, prandaj përdor atë të NATO-s.
Opozita, nga ana e saj, nuk ka gje tjetër në dorë, përveç manifestimeve publike dhe bashkëbisedimit me njerëzit. Ajo nuk ka dorë as hartimin e ligjeve, as miratimin e politikave, as perdorimin e fondeve te buxhetit, as vendimmarjen për aksione të mëdha të zhvillimit të vendit etj. Ajo ka në dorë vetëm fjalën, prandaj edhe quhet opozitë. Kështu që është krejt e natyrshme qe lideri i opozitës te shkojë te njerëzit dhe t’u shpjegojë atyre situatën dhe alternativat e reja të qeverisjes së vendit prej saj.
Kryeministri Berisha, natyrisht që është bëre xheloz nga ky tur i liderit te opozitës në popull dhe ka vendosur të mbathë opingat edhe ai, per te festuar demek arritjen e futjes së vendit në NATO. NATO-ja është një pretekts për të dalë, sepse kryeministri nuk kishte sebepe të tjera se si ta justifikonte ndryshe këtë tur te tij. Ai vrau mendjen me gjithe këshilltarët e tij dhe i vuri një emër turneut të tanishëm.
NATO ështe një aspiratë e popullit tonë dhe për realizimin e saj, kanë punuar të gjithë politikanët dhe partitë politike të vendit, qe nga viti 1990 e deri më sot. Ftesa për në NATO natyrisht që ështe nje arritje. Por me këtë arritje nuk mund te organizohen ture triumfaliste si ai i kryeministrit, aq më tepër që kjo ështe një arritje e vonuar, pikërisht për shkak të politikës. Se pari, sepse siç thamë, integrimi në NATO nuk ështe sukses vetëm i politikës se qeverisë aktuale shqiptare.
Së dyti, NATO nuk është një argument për të propaganduar “fitoret” e qeverisjes tre-vjeçare të PD-së. NATO ështe një mënyrë për të garantuar mbrojtjen e vendit, në kuadrin e një strukture mbrojtjeje ndërkombëtare, në raste agresionesh të jashtme. Por pikërisht për këtë, ajo nuk e shton “pjatën” edhe ashtu të varfër të shqiptareve. Përkundrazi, ajo ka edhe kostot e saj financiare, që mund të përballohen me sukses vetëm kur zhvillohet ekonomia e vendit.
Pjesë e këtij spektakli aktual të Kryeministrit, u bë edhe nje manifestim i fundit në Pallatin e Kongreseve, i reklamuar me pompë të madhe edhe ne media. Natyrisht koncerti, ashtu si edhe reklamat për të në media, u paguan me paratë e buxhetit të shtetit. Prandaj edhe duhet emri i NATO-s, sepse kështu justifikohen shpenzimet e qeverisë për koncertin. Ne vend që t’i harxhonte me koncerte të tilla propagandistike këto para, kryeministri do bënte mire që t’ua çonte ato familjeve të vobekta të Gërdecit, që ende nuk kanë shtëpi të fusin kokën.
Mirëpo turi i Tanishëm me logon e NATO-s pikërisht këtë ka një nga synimet e tij: Të bëjë që njerëzit të harrojnë atë ndodhi në Gërdec, sepse ajo ngjarje i djeg qeverisë. Ajo ështe një plagë e madhe për ata që e pësuan dhe një barrë e madhe për qeverinë e drejtuar nga Berisha. Kështu, me spektakle politike si ky i filluar së fundi, mendohet se do të hidhet “lumi” i Gërdecit. Edhe zvarritjet në heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, këtë qëllim kanë.
Turi propagandistik aktual i Berishës do të mbarojë një ditë, ashtu siç mbaron çdo gjë tjetër në këtë botë. Dhe atëhere do te dalë përsëri në plan të parë varferia e njerëzve e shkaktuar nga kjo qeverisje e keqe, korrupsioni i administrates aktuale shtetrore, që edhe në rastin e vleresimit të dëmeve të Gerdecit u tregua makute, si dhe paaftesia e qeverise për të bërë punët që duhen bërë në këtë vend.
Berisha nuk mund te shkojë deri në fushatën e ardhshme elektorale që do të zhvillohet pas një viti, me këtë tur propagandistik për “sukseset” hipotetike të tij. Në rast të kundert, në se ky tur do të vazhdojë, atëhere ështe me mire që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare qysh tani, sepse qeverisja nuk ka më se çfarë t’i ofrojë këtij populli. Aq e vërtetë ështe kjo, saqë te kujton mitingjet e Berishës kur filloi shembja e firmave piramidale ne fillim të vitit 1997. Atëhere kur vendi filloi të digjej nga protestat, Berisha filloi mitingjet me parrullën e shkruara në anglisht “We bild” (Ne ndërtojmë) Ai atëhere nuk kishte çfarë t’i ofronte më popullit të vet dhe prandaj po i ofronte mitingje me parrulla në anglisht. E tillë ngjan edhe tani kjo fushatë e Berishes me emblemën e NATO-s.
Gerd Pasmaciu



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj