Faqja e Pare | Editorial | Sezoni turistik veror 2008

Sezoni turistik veror 2008

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Sapo ka filluar sezoni turistik veror 2008, dhe uroj te kete sa me shume turiste shqiptare e te huaj qe do te kalojne pushimet ne vendin tone, si dhe sa me shume te ardhura per operatoret turistike e jo vetem

.

Por ky sezon I ri turistik, qe fillon ne nje situate ekonomike te renduar, ka pak gjera te reja dhe shume problematika qe jane te njejtat nga viti ne vit e po behen te vjetra, te cilave nuk po u jepet zgjidhje.

Nje spot, qofte edhe cilesor eshte shume pak. Personalisht e pershendes aksionin per realizimin e transmetimin e tij ne CNN, shpenzimet qe po behen per promocion turistik te cilat mbeten akoma modeste, jo abuzimet nese ka, sepse vetem 5 vjet me pare te kerkoje te shpenzoje fonde buxhetore per promocion turistik ishte e pamundur.

Por kohet ndryshojne. Sot kemi nje ligj te ri per turizmin te miratuar ne muajin maj te vitit te kaluar,  qe reformon e rregullon dhe i  cili duhet t’i jepte nje shtyse te gjithe sektorit, por impakti i tij eshte gati i pandjeshem.

Tregues per kete eshte qe ende pa u mbushur nje vit nga miratimi i tij, kerkohen amendime.Dhe kjo, referuar relacionit shoqerues te projektligjit, citoj per shkak te veshtiresive te ndeshura ne zbatimin e tij, perkufizimeve te paqarta, dispozitave te ndryshme ne konflikt me njera-tjetren. Gjithashtu ky project rendon edhe procesin e licensimit te operatore turistike, kur pak dite me pare vete Kryeministri deklaroi se do te shkohet drejt heqjes se licensave. Projektligji qe duhet te vije e te miratohet menjehere ne Kuvend duhet te jete ai I shfuqizimit te moratoriumit te mjeteve lundruese, i cili vazhdon te behet pengese per zhvillimin e disa aktivitete turistike mjaft atraktive.

Kushdo do ta kuptonte, se mjafton vetem keto fakte, per te treguar seriozitetin me te cilin eshte vleresuar turizmi 2-3 vitet e fundit. Bile eshte deklaruar edhe prioritet. Por le te behemi serioze.

Kemi nje strategji per zhvillimin e turizmit te hartuar edhe me konsulence nderkombetare, ne te cilen eshte mbeshtetur kryesisht edhe programi i kesaj qeverie per zhvillimin e turizmit.

Por ku jemi? Le te ndalemi ne pikat kryesore ku mbeshtetet programi i qeverise:

a- Planet rregulluese – asnje i tille ne 3 vjet per zonat turistike; nuk dua qe dikush te thote qe nuk permendet qellimisht masterplani i zhvillimit te bregdetit te jugut. Eshte dicka pozitive, e filluar qe ne vitin 2003 e qe duhet te mbaronte ne 2005, por e vonuar per qellime politike per me shume se dy vjet. Megjithate, veshtire se do te gjeje zbatim per shkak te mosmarrjes parasysh te sensibiliteteve te banoreve dhe organeve te tyre perfaqesuese, por ne rradhe te pare te moszgjidhjes se problemeve qe kane te bejne me titujt e pronesise.

b-Programet qe stimulojne aktivitetin privat – asnje; perkundrazi jo vetem nuk u zevendesua titulli “person i stimuluar” apo lehtesirat fiskale per  “fshatrat turistike”, por jane penguar edhe disa inisiativa te filluara me pare si p.sh. Club Med.

Nuk e di, cfare pergjigjesh do te jepnin administratoret e ketyre viteve te fundit te turizmit shqiptar per mungesen totale te strukturave te reja turistike te tipit Sheraton ne Tirane, Adriatik ne Durres apo Butrinti ne Sarande?

c- Zhvillimet infrastrukturore ne funksion te turizmit – kemi aktualisht disa kantjere te hapura me nderhyrje te ndjeshme ne rrjetin rrugor. Ne rast se disa prej tyre si p.sh. mbikalimi i Kamzes apo segmenti Lushnje-Fier do te mbaronin ne afatet kontraktuale, natyrisht qe do te ndikonin pozitivisht. Por vonesat ne punime kane cuar ne nje situate kaotike, gje qe mund te sjelle nje paralize totale te levizjes se turisteve gjate pikut te sezonit. Gjithashtu ka vonesa ne implementimin e projekteve me financim te huaj dhe asnje punim per mirembajtje ne rruget ekzistuese. Asnje investim ne rruget lidhese me zonat turistike.

d- Bllokimi I zhvillimeve kaotike dhe mbrojtja e mjedisit – procesi i legalizimeve eshte shembulli me i keq dhe vecanerisht amendimi i fundit ku nga legalizimi cenohen dhe zonat turistike duke I vene ato ne funksion te procesit te legalizimit, kur duhet te ndodhe e kunderta. Edhe per mjedisin, te lodhesh e nuk gjen gje, jo me te behet fjale per investime te medha per impiante pastrimit te ujrave te ndotura apo per perpunimin e mbetjeve urbane te cilat jane kerkesa te domosdoshme te kohes.

Ne keto kushte mund te pretendojme per te ofruar nje pakete turistike cilesore…?

Me keto ritme nuk na ndihmon dot as NATO e as BE. Bile eshte mire te mos spekullohet se per shkak te antaresimit, do te vine me shume turiste.

Turistet duhet te shtohen cdo vit dhe qe prej vitit 2002 kemi nje trend te konsoliduar, me nje rritje prej 20 deri 30 % cdo vit. Shifrat prej 1 ose 2 milion turistesh jane thjesht lojra perkufizimesh sepse ne vitin 2005 pati 500 000 turiste te huaj, pra shtetas te huaj, ndersa nga 2006 e ne vazhdim llogariten si te tille bashke me turistet shtetas te huaj edhe emigrantet te cilet shpenzonin pushimet e tyre edhe me pare ne atdheun e tyre, por nuk llogariteshin ne numrin e turisteve te huaj. Ne rast kryqezimi te te dhenave rezulton se ritmet e rritjes jane 20 deri 30% per cdo vit. Mendoj se po te mbahet, mund te konsiderohet si nje nga te paktat arritje.

Por ajo qe calon dhe qe administratoret aktuale perpiqen ta mbulojne here me shifra entuziaste e here me inagurime te perseritura disa here, jane te ardhurat nga turizmi qe nuk kane pesuar rritje, referuar te dhenave statistikore te Bankes se Shqiperise. E per kete populli thote: “shume e per lume”.

Nuk mund te mos permendim edhe deklaraten e djeshme “bombe” te kryeministrit per 400 milion USD investime ne rruge dytesore ne zonat me zhvillim bujqesor e turistik. Kriza aktuale e produkteve ushqimore dhe rritja e cmimeve, mund te zbutet vetem me nje rritje te prodhimit bujqesor.

Ndersa per turizmin, dihet se sa te ardhura mund te gjeneroje ai. Por kjo mbetet vec demagogji, sepse edhe sikur cdo gje te shkoje ne menyre perfekte, asnje nga projektet nuk mund te realizohet perpara mbarimit te sezonit turistik veror.

Oferta turistike vazhdon te mbetet e varfer, sherbimet e ofruara ne raport me cmimet nuk anojne ende ne kahje positive.

Shteti nuk ben asgje per te ndihmuar operatoret turistike, te cilet nga ana e tyre bejne perpjekje per t’u admiruar dhe jane promotore te turizmit shqiptar.

Por si do ta marre turizmi vendin qe i takon. Mos ndoshta duhet te mbeshtetemi perseri tek cfare thote populli: “pak e sakte”?

Alternativa jone do te jete Strategjia e zhvillimit te turizmit, natyrisht e pershtatur ne kohe, e cila konsiston ne:

  • krijimin e nje industrie te vertete turistike;
  • vleresim prioritar te investimeve infrastrukturore ne funksion te zhvillimit te turizmit (rruget, energjia, uji, perpunimi i ujrave te ndotura, i mbetjeve urbane e deri tek sherbimi i internetit);
  • forcimin institucional ne nivel qendror e vendor dhe ngritja e persosja e nje sistemi bashkekohor arsimimi ne sherbim te turizmit;
  • vendosja e partneritetit publik-privat dhe nje sistemi insentivash te domosdoshem ne sektorin e turizmit;
  • planet rregulluese dhe titujt e pronesise;
  • promocion e marketing ne nivel konkurrencial me fqinjet tane;

qe do te cojne ne nje numer sa me te madh turistesh, por ne rradhe te pare ne nje oferte turistike me cilesore dhe me me shume te ardhura.

Kjo mund te arrihet vetem nepermjet nje koordimini nderinstitucional ku te gjitha dikasteret ta trajtojne turizmin njelloj si prioritet. Edhe kjo nuk po ndodh aktualisht, por uroj qe te mos perseritet rasti I vitit te kaluar kur ne portin e Durresit nje traget, ne kulmin e sezonit, mbeti ne det per shkak te nje konflikti banal te policise me kapitenerine e porteve.

Ne kete shkrim, trajtova disa ceshtje qe kane te bejne vetem me sezonin turistik te veres, per shkak sepse sapo ka filluar, jo se llojet e tjera te turizmit si ai malor, kulturor, agroturizmi, etj duhen lene ne harrese. Dhe ne fakt turizmi me pak fantazi mund te zhvillohet ne shume lloje. Por do te uroja qe nje lloj turizmi, ai i tragjedive te mos zhvillohej me tej. Nuk e di ne se ekspertet amerikane qe erdhen per tragjedine e Gerdecit, do te perfshihen ne numrin e turisteve qe kane vizituar Shqiperine kete vit.

Vitin e kaluar dikush perdori kete slogan: po ju ra rruga, kaloni edhe nje here ketej nga ne, ndersa kete vit do te uroja qe slogani te mos ishte: po ju ra rruga, kujdes se ketej nga ne mbetesh… ne rruge. 

Besnik Dervishi

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
2.00
Powered by ANA Creative