Serbia nuk heq dorë. Samarxhiç: Kërkojmë të drejtat tona në Kosovë
SERBI- Serbia kërkon të marrë të drejta të zgjeruara për administrimin e zonave ku jetojnë serbet sipas një plani që po e shqyrton OKB-ja.
SERBI- Serbia kërkon të marrë të drejta të zgjeruara për administrimin e zonave ku jetojnë serbet sipas një plani që po e shqyrton OKB-ja. Një deklaratë e tillë erdhi nga ministri serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç. ai deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters”, se Kombet e Bashkuara kishin pranuar elementët kryesorë të propozimit serb të paraqitura pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Beogradi, tha ai, ka propozuar partneritet me UNMIK-un në gjashtë fusha "vendimtare për serbët": polici, dogana, drejtësi, kontroll i kufirit Kosovë-Serbi, transport e telekom dhe mbrojtje e trashëgimisë kulturore serbe. "Këto institucione paralele, kjo ndarje funksionale, vetëm paraqesin faktet në terren. Propozimi ynë është pranuar, por ai është pjesë e pakos së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe ne presim letrën e tij këto ditë" tha Samarxhiç. Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të gjejnë mënyrat e duhura për të fituar edhe pëlqimin e Serbisë dhe Rusisë për pranimin e misionit evropian EULEX që pritet të vendosë në Kosovë. Beogradi, por edhe minoriteti Serb në Kosovë deklarojnë se EULEX është i jashtëligjshëm. Samarxhiç e bëri të qartë se vendi i tij nuk do të pranojë këtë mision.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj