Greqia i ndalon presidentit maqedonas Cervenkovski vizitën në Athinë
SHKUP-“Ngrijnë” marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe shkak ka qenë çështja e emrit të kësaj të fundit. Presidenti i Maqedonisë
SHKUP-“Ngrijnë” marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe shkak ka qenë çështja e emrit të kësaj të fundit. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski anuloi dje pjesëmarrjen e tij në Samitin e shefave të shteteve të Evropës Juglindore që do të mbahet më 13 qershor në Athinë. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kabineti i presidentit Cërvenkovski arsyet e vendimit për mospjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë është mosdhënia e pëlqimit nga autoritetet greke për uljen e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë. Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se presidenca për një vendim të tillë ka qenë e njoftuar nga Zyra greke në Shkup, ku nga e njëjta janë ofruar mënyra të tjera për arritjen e presidentit Cërvenkovskit në Athinë, propozime që nuk kanë pranuar nga kabineti presidencial. Arsyet për moslejimin e uljes së avionit qeveritar janë të njëjta me ato që autoritetet greke ndaluan kompaninë ajrore MAT, për shkak të çështjes së emrit. Ftesa për presidentin maqedonas ishte bërë nga homologu grek Karolos Papulas dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, që është si koordinues i këtij takimi. Ministria e Jashtme maqedonase informon selinë e NATO-s në Bruksel në lidhje me moslejimin e hyrjes në territorin e saj të trupave paqëruajtëse greke. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, maqedonase Vasko Andonovski thotë se shkak ka qenë mosrespektimi i procedurave për hyrje në shtet nga paqëruajtësit grek. “Ky rast për ne është i mbyllur“ tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme maqedonase duke shtuar se “Jemi të habitur nga reagimet e palës greke, edhe pse i kemi pritur, duke pasur parasysh praktikën e njohur nga fqiu ynë që vendi ynë të prezantohet si palë që inicion probleme”. Sipas Andonovskit paqeruajtësit nuk kanë poseduar dokumentacionin e plotë që parashihet me Marrëveshjen e ashtuquajtur Sofa të Aleancës, dokumentin e udhëtimit dhe regjistrin e plotë të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake. Dy ditë më parë autoritetet doganore maqedonase të martën nuk lejuan të hyjë në territorin e Maqedonisë një makinë ushtarake grek me 70 ushtarë nga pika kufitare Bogorodica. Në lidhje me këtë incident reagoi menjëherë ministrja Jashtme greke Dora Bakojanis. Ajo e ka quajtur atë provokim të rëndë dhe vepër serioze të Shkupit, pasi sipas saj është ndaluar një mision paqeruajtës që është i domosdoshëm në Kosovë.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj