Faqja e Pare | Bota | Rajoni | Bush turne në Evropë, mbështetja e Kosovës temë kryesore

Bush turne në Evropë, mbështetja e Kosovës temë kryesore

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Uashington - Kosova do të jetë njëra ndër temat në turneun në Evropë, të Presidentit të Shteteve të Bashkuara

 

Uashington - Kosova do të jetë njëra ndër temat në turneun në Evropë, të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush, nga 10 deri më 16 qershor. "Do të diskutohet edhe për mënyrat e mbështetjes për Kosovën e pavarur, shumetnike dhe demokratike", tha këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Stivën Hedli. Fillimisht, Presidenti Bush do të qëndrojë në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin vjetor Shtetet e Bashkuara - Bashkimi Evropian, e pastaj do të vizitojë edhe Gjermaninë, Italinë, Vatikanin, Francën, Britaninë dhe Irlandën Veriore. Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana në Parlamentin Evropian ka folur për vendosjen e EULEX it në Kosovë, duke paralajmëruar që së shpejti të marrë sinjale nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB së në lidhje me misionin e BE-së. Solana ka thënë se më 15 qershor pakoja e ligjeve në Kosovë, përfshirë këtu edhe Kushtetutën do të hyjnë në fuqi. Në këtë kontekst Solana ka shtuar se në atë datë dëshiron të shohë përparime edhe në lidhje me EULEX in. "Jemi në kontakt të përhershëm me Ban Ki Munin dhe shpresoj shumë që brenda disa ditëve do raportoj për përparim", ka theksuar Solana. Misioni i BE-së tani është në ngecje për shkak të refuzimit të atyre shteteve evropiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të marrin pjesë në EULEX pa dritë të gjelbër nga Ban Ki Mun. Ndërkaq në propozim rezolutën e europarlamentarëve shprehet shqetësim për ngecjen e bisedimeve për bartjen e përgjegjësive nga UNMIK u tek EULEX i. Propozim rezoluta i bën thirrje vendeve të BE së që të bashkërendojnë veprimet në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që organizata botërore të njohë EULEX in si pjesë të pranisë civile në Kosovë. Ndërmjetësi i OKB së për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka thënë se prania paralele e dy misioneve ndërkombëtare, atij të BE së dhe misionit të OKB së, në Kosovë do të krijonte një situatë absurde dhe të paqëndrueshme. Ai i bëri këto komente në një intervistë dhënë BBC së. Rohan ka thënë se misioni i BE së duhet të marrë një pjesë të përgjegjësive, jo të gjitha, nga UNMIK u, katër muaj pas shpalljes së pavarësisë, kur periudha tranzitore përfundon. Ai ka nënvizuar se kjo duhet të bëhet më 17 qershor, por ka shtuar se për momentin nuk ka shenja se Sekretari i Përgjithshëm i OKB së "do që të tërheqë UNMIK un, prandaj ne tani po presim propozimet e tij", ka thënë Rohan.

Shefi i misionit EULEKS, Iv De Kermabo ka përsëritur se EULEX i duhet të veprojë në tërë territorin e Kosovës. Ai së bashku me komandantin e KFOR it, gjeneralin Ksavier de Marnak, kanë vizituar dje Mitrovicën, ku janë takuar me kryetarin Bajram Rexhepi, për t'u informuar me zhvillimet aktuale në këtë komunë. Kermabo ka deklaruar se ekspertë evropianë të drejtësisë do të veprojnë në terë territorin e Kosovës dhe ka nënvizuar se EULEX i ka marre bekimin e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe qëllimi i tij është të jetë i pranishëm në tërë Kosovën në mënyrë që të punohet me të gjithë kosovarët pa dallim dhe të ofrohet siguri për të gjithë. Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi ka thënë me këtë rast se pas 15 qershorit duhet të funksionalizohet projekti i Ahtisarit për integrimin e Mitrovicës. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative