Shkëmbimet tregtare me Maqedoninë 3.3 miliardë lekë
TIRANË- Shkëmbimet tregtare me Maqedoninë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2008, arritën në 3 miliard e 278 milionë lekë. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave
TIRANË- Shkëmbimet tregtare me Maqedoninë gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2008, arritën në 3 miliard e 278 milionë lekë. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave,(INSTAT), vlera e importeve kap shifrën e 2.512 milionë lekëve. Eksportet e Shqipërisë me Maqedoninë, gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2008, arritën në 766 milionë lekë. Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase po diskutojnë projekt-idetë për zhvillimin rajonal në fushën e transporteve, si një nga faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të tyre.Bashkërendimi i projekteve për krijimin e një tregu rajonal në sistemin e transportit do të mundësojë lidhje të shpejtë të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve të tjera, si dhe daljen e tyre në det.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj