Faqja e Pare | Bota | Rajoni | Ashpërsohet retorika e fushatës zgjedhore në Maqedoni

Ashpërsohet retorika e fushatës zgjedhore në Maqedoni

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Shkup- Në Maqedoni procesi zgjedhor për zgjedhjet e një qershorit po hyn në fazën finale. Java e fundit ka shënuar sërish akuza e kundërakuza

 

Shkup- Në Maqedoni procesi zgjedhor për zgjedhjet e një qershorit po hyn në fazën finale. Java e fundit ka shënuar sërish akuza e kundërakuza mes subjekteve politike, retorika është ashpërsuar. Janë shënuar edhe incidente ndaj medias. Në bllokun maqedonas fokusi vazhdon të jetë tek çështja e emrit dhe integrimet, në varësi të zgjidhjes së dallimeve me Greqinë. Tek partitë shqiptare oferta përqendrohet në zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve. Ka pasur akuza për incidente, por ato janë të një intensiteti më të ulët. Dy televizioneve, atij lokal, Art dhe televizionit të vetëm kombëtar privat në gjuhën shqipe, Alsat u janë dëmtuar pajisjet, duke penguar kështu transmetimet në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku është edhe gara kryesore mes partive shqiptare. Kryeredaktori i Televizionit Alsat, Muhamet Zeqiri, thotë se sulmi konsiderohet si presion ndaj medias. "Nuk mund të jetë rastësi që dikush të shkojë dhe të heqë pajisjet e TV ALsat në një vend ku janë pajisjet e gjithë televizioneve kombëtare. Kjo është hera e dytë që na ndodh. Herën e parë na ndodhi para gjashtë muajve, kur ishim në një presion të paparë nga pushteti, Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të informimit të aksionit policor në Brodec. Nuk dua të besoj se kërcënimet vijnë nga njerëz të njëjtë", thotë Muhamet Zeqiri. OSBE-ja ka bërë thirrje për kapjen e autorëve të këtyre sulmeve. Sipas kësaj organizate, nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për akte kriminale, por edhe për ndikimin e tyre në fjalën e lirë. OSBE-ja dhe përfaqësues të tjerë të huaj kanë bërë thirrje të vazhdueshme për një proces të qetë zgjedhor. Ata tani thonë se në fokus do të jetë dita e votimit, kur Maqedonia duhet të tregojë një pjekuri elektorale, nga e cila mund të ketë ndikime në rrugën e saj të integrimeve. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative