Faqja e Pare | Bota | Rajoni | Hyseni: Synim i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë si shtete të pavarura, integrimi

Hyseni: Synim i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë si shtete të pavarura, integrimi

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, po merr pjesë në takimin në nivel të shefave të shteteve dhe të qeverive të Procesit

 

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, po merr pjesë në takimin në nivel të shefave të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Ditën e sotme (21 maj), në sesionin të cilin e drejtonte kryeministri i Bullgarisë, Sergej Stanishev, ministri Hyseni, i është drejtuar këtij forumi me një fjalë, në të cilën ka pasqyruar arritjet e deritashme në Kosovë, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si dhe sfidat që gjenden para vendit tonë. "Parlamenti i Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, në pajtim me rekomandimet e presidentit Ahtisari. Kjo pavarësi është njohur deri më tash nga një numër I rëndësishëm I shteteve të botës. Shumë nga vendet që na kanë njohur po ashtu kanë ofruar përkrahjen e tyre të gjithanshme për ndërtimin e një shteti demokratik, stabil dhe multietnik", ka theksuar në fillim të fjalës së vet ministri i Jashtëm Hyseni. Në vazhdim, ai vuri në pah punën që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera për zbatimin e përpiktë të rekomandimeve dhe dispozitave të Pakos së Ahtisarit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave etnike në Kosovë. "Për këtë qëllim kryeministri i Kosovës ka themeluar një zyrë të veçantë për pakicat", theksoi ministri Hyseni në fjalën e tij. Në vazhdim Ministri Hyseni vuri sërish theksin në mirëseardhjen dhe ftesën që institucionet e Kosovës u kishin bërë Bashkimit Evropian dhe NATO s për të vendosur misionet e tyre në Kosovë duke theksuar përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Zyrën Civile Ndërkombëtare, EULEX in, NATO n dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë. Poashtu, Ministri Hyseni një pjesë të fjalës së vet, para shefave të shteteve dhe qeverive të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, ia ka kushtuar marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. "Do të vazhdojmë të insistojmë dhe të kërkojmë normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior. Në fund të fundit, është dëshirë dhe synim edhe i Kosovës edhe i Serbisë që si dy shtete të pavarura të integrohen në bashkësinë e demokracive Euro Atlantike", tha mes të tjerash tha Ministri i jashtëm i Kosovës. Në përmbyllje të fjalës, Ministri Hyseni ka nënvizuar përkushtimin e fuqishëm të Kosovës për anëtarësim të plotë dhe pjesëmarrje në të gjitha strukturat dhe nismat rajonale për bashkëpunim. Në këtë aspekt, ai vlerësoi se, bashkëpunimi i ngushtë midis vendeve të rajonit në Kosovë shihet si domosdo dhe parakusht i pazëvendësueshëm për integrim me të shpejtë të vendeve të rajonit në familjen e BE së. Krejt në fund, ai falënderoi kryesuesin e radhës Bullgarinë për ftesën dhe për mundësinë që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë një ministër i jashtëm i Kosovës t’i drejtohet këtij forumi. Ndërkohë, në margjina të takimit të SEECP së, Ministri Hyseni ka pasur disa takime të ndara me Ministrin e Jashtëm turk, Ali Babacan, Ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, ministrin e jashtëm të Bullgarisë, Ivajlo Kalfin, Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Shqepanoviq, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Hido Bishqeviq. Në të gjitha këto takime është folur për gjendjen në Kosovë dhe për procesin e njohjes së Kosovës shtet I pavarur dhe sovran. Vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën ministri Hyseni ju ka bërë thirrje që këtë t'a bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai ka takuar disa herë gjatë këtij samiti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, z. Lulzim Basha. Takime të shumta të rastit ministri Hyseni, ka pasur edhe me pjesëmarrës të tjerë të shumtë si me Kryeministrin e Bullgarisë, Sergej Stanishev, Ministrin e Jashtëm të Bosnjës, Sven Alkalaj, Kryeministrin malazez, Gjukanovic dhe shumë zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, NATO, OSBE, Këshillit të Evropës, Paktit të Stabilitetit, etj.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative