Faqja e Pare | Bota | Rajoni | KSHZ-ja gati për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni

KSHZ-ja gati për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Shkup- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka caktuar pamjen, ngjyrën dhe madhësinë e fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme

 

Shkup- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka caktuar pamjen, ngjyrën dhe madhësinë e fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme të një qershorit. Përveç në maqedonisht fletëvotimet do të jenë edhe në gjuhën e bashkësive etnike jo maqedonase, në fakt në gjuhën shqipe, në ato mjedise ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë.

Zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Subhi Jakupi, ka kërkuar që fletëvotimet, në tërë territorin e vendit të jenë të shkruara në më shumë gjuhë, pasi thotë ai, "kjo do të pengojë keqpërdorimin e fletëvotimeve." Propozimi i zotit Jakupi nuk është mbështetur nga ana e anëtarëve të tjerë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas kryetarit të këtij komisioni, Jovan Josifovski, kjo nuk mund të realizohet për shkak të mosmiratimit të ligjit për gjuhët. "KSHZ-ja ka respektuar normat e ligjit aktual për zgjedhjet dhe listat votuese, në ato mjedise ku ndonjë bashkësi etnike është mbi 20% fletëvotimet janë shtypur edhe në gjuhën e asaj bashkësie etnike,"- thotë zoti Josifovski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka mbështetur as propozimin e zëvendëskryetarit, Subhi Jakupi, që fletëvotimet të kenë ngjyra të ndryshme për çdo njësi zgjedhore. Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe aplikohet sistemi i proporcional.

KSHZ-ja ka bërë të ditur edhe akreditimin e 154 vëzhguesve të OSBE-ODIHR, dhe të organizmave të tjerë nga jashtë si dhe të disa qindra vëzhguesve nga organizatat joqeveritare të vendit. Ambasadorja amerikane në Shkup, Xhilian Milovanoviç deklaroi se ndërkombëtarët presin nga Maqedonia zgjedhje korrekte dhe të lira, të ngjashme me ato të vitit 2006. Milovanoviç theksoi se, nëse këto zgjedhje janë më të këqija dhe të shoqëruara me incidente dhune, atëherë e gjithë kjo do të reflektohet negativisht për Maqedoninë. “Të gjithë ndërkombëtarët presin që zgjedhjet në Maqedoni të jenë të paktën si ato të vitit 2006 dhe me të vërtet duhet të jenë më të mira duke patur parasysh se ju tani keni kualifikimet e duhura për anëtarësim në NATO. Të gjithë presin se ju do të dilni më mirë se në vitin 2006, sepse nëse këto zgjedhje janë më të dobëta se zgjedhjet e kaluara, situata do të tensionohet,  njerëzit do të ndihen të pasigurtë dhe gjithë kjo do të ndikojë negativisht për Maqedoninë”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Milovanoviç. Sipas saj, institucionet shtetërore duhet t’u mundësojnë qytetarëve zgjedhje të lira dhe demokratike dhe siguri me qëllim që popullata nëpërmjet votës së lirë të vendosë se kush do të jetë pjesë e përbërjes së re parlamentare 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative