Zgjedhjet e 11 majit në Serbi, bëhen publike rezultatet
BEOGRAD- Komisioni Zgjedhor në Beograd (GIK) njoftoi se një numër prej 912 842 votuesish, pothuajse 60 për qind e 1 517 783 zgjedhësve të regjistruar për të votuar,
BEOGRAD- Komisioni Zgjedhor në Beograd (GIK) njoftoi se një numër prej 912 842 votuesish, pothuajse 60 për qind e 1 517 783 zgjedhësve të regjistruar për të votuar, kishin hedhur fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit për deputetët e Asamblesë së qytetit të Beogradit. Sipas njoftimit, një numër prej 354 462 vetësh, ose 39.21 për qind e njerëzve votuan për koalicionin për Serbinë Evropiane, të kryesuar nga Boris Tadiç, ndërsa Partia Radikale Serbe (SRS) mori 316 357 bota, që përbën 35 për qind të votave.
Koalicioni Partia Demokratike e Serbisë dhe Serbia e Re (DSS-NS) mori 100.495 vota, ose 11.11 për qind dhe ndiqet nga Partia Liberale Demokratike LDP me 62 419 vota , ose 6.91 për qind dhe koalicioni Partia Socialiste e Serbisë dhe Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë dhe Serbia e Bashkuar (SPS-PUPS-JS- mori 47 266 vota ose 5.23 për qind të fletëve të votimit.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj