Diplomatët amerikanë e evropianë letër Sheferit: Ftesë në NATO Maqedonisë
UASHINGTON- Njëzet diplomatë të lartë amerikanë dhe evropianë, akademikë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, i dërguan një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Shefer
UASHINGTON- Njëzet diplomatë të lartë amerikanë dhe evropianë, akademikë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, i dërguan një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Shefer, ku shprehnin shqetësimin lidhur me mos dërgimin e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë në samitin e NATO-s në Bukuresht dhe vërejtje për qëndrimin grek lidhur me çështjen e emrit. “E kuptojmë dhe e respektojmë angazhimin e Aleancës në Bukuresht, që shprehet në nenin 20 në deklaratën e samitit, ku pohohet se Maqedonia i ka plotësuar kriteret për anëtarësim. Gjithashtu, vërejmë se në përputhje me këtë nen, ftesa për Maqedoninë do të jepet pasi të arrihet marrëveshja me Greqinë për emrin. Nëse është kështu, kjo kërkesë del nga detyrimi i Greqisë, në përputhje me marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995, që të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë me emrin 'Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë'", thuhet në letër. Ambasadorët shprehin shqetësimin se me refuzimin e propozimit të ndërmjetësuesit të OKB-së nga ana e Greqisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin "Republika e Maqedonisë" (Shkupi), të dhënë pas konsultimeve intensive gjatë samitit në Bukuresht, nuk ka gjasa të gjendet një zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë deri në fund të afatit përfundimtar - korrik, me qëllim që Maqedonia ta mbajë hapin së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë. "Pas 15 vjetësh negociata, çështjet dhe pengesat për mosmarrëveshjen me Greqinë lidhur me emrin e Maqedonisë janë të njohura. Çështjet për identitetin e mundojnë rajonin që pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 90-të. NATO-ja luajti një rol kryesor në parandalimin e konfliktit të madh në Maqedoni në vitin 2001", thuhet në letrën e diplomatëve amerikanë dhe evropianë dërguar Sheferit. Diplomatët vlerësojnë se zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin gjendet në një kompromis korrekt dhe të mençur nga të dyja palët në përputhje me propozimin e Nimicit, të dhënë në prag samitit në Bukuresht. VMRO-DPMNE-ja do të fitonte më shumë vota në qoftë se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, tregojnë rezultatet e sondazhit të fundit të Institutit për Demokraci, i kryer nga 16-18 maj. Sipas rezultateve të sondazhit, për VMRO-DPMNE-në janë prononcuar 30,2 për qind nga 1.116 të pyeturit, ndërsa për Lidhjen Socialdemokrate (LSDM), u prononcuan 10,6 për qind e qytetarëve të pyetur. Pas tyre vijnë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), me 9,2 për qind dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), me 5,6 për qind. Mbështetja e VMRO-DPMNE-së, nga marsi deri tani, sipas Institutit për Demokraci, është rritur me katër për qind, ndërsa mbështetja e LSDM-së me më pak se një për qind. Sa u takon partive kryesore të shqiptarëve në Maqedoni, sipas sondazhit, është ulur mbështetja për BDI-në, nga 10,8 për qind, që ishte në fillim të majit, në 9,2 për qind. Një rënie minimale ka patur edhe PDSH-ja, nga 5,7 për qind, në 5,6 për qind. Partinë për Prosperitet Demokratik (PPD) do ta votonin 0,5 për qind e të pyeturve, ndërsa Partinë e Re Socialdemokrate (PRSD), 0,4 për qind. Ndryshe nga marsi kur 20,5 për qind e qytetarëve të pyetur thanë se nuk do të votojnë për asnjë parti politike, në maj ky numër ishte 9,1 për qind. Ndërkaq, është rritur numri i atyre që kanë thënë se nuk kanë asnjë përgjigje ose kanë thënë se nuk e dinë ende për kë do të votojnë, nga 26,6 për qind në mars, në 32,1 për qind në maj. Ashtu si në sondazhet e mëparshme, politikani më i besuar në Maqedoni është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me 32,3 për qind. Pas tij vjen kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska me 12,2 për qind, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 9,1 për qind dhe Menduh Thaçi, i PDSH-së, me 4 për qind. Në listë është përfshirë dhe emri i kryetarit të shtetit, Branko Cërvenkovski, i cili ka marrë mbështetjen e 6 për qind të të anketuarve.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj