Fushata në Maqedoni, vijojnë sulmet ndaj Shtabit të BDI- së, por edhe PDSH- së
Tetovë - Eshtë sulmuar me armë zjarri Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim në lagjen "Teteks" të Tetovës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar incidentin dhe ka pohuar se po i vazhdon
Tetovë - Eshtë sulmuar me armë zjarri Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim në lagjen "Teteks" të Tetovës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar incidentin dhe ka pohuar se po i vazhdon hetimet për ndriçimin e plotë të këtij rasti. Kjo ministri ka saktësuar se persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë "Golf" në drejtim të Shtabit të BDI së janë shkrepur tetë plumba. Nuk pati tëlënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë me gurë është sulmuar edhe Shtabi i Partisë Demokratike Shqiptare në Gllozh të Tetovës. Nga fillimi i fushatës zgjedhore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë regjistruar 13 incidente dhe sulme të shtabeve partiake, shumica prej tyre të drejtuara kundër BDI së.
Përfaqësues të shtabit zgjedhor të BDI akuzojnë PDSH-në si iniciuese të sulmeve të fundit. Për këtë Izet Mexhiti, kreu i shtabit zgjedhor të BDI i ka bërë thirrje PDSH-së të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre pa dallim nga përkatësia e tyre partiake. Kjo deklaratë ka ardhur pas incidentit të mëngjesit te djeshëm ku selia e BDI është qëlluar me armë. Ndërkohë në selinë e PDSH-së hidhen poshtë akuzat e BDI për sulmin. Imer Selimi, kreu i shtabit zgjedhor të PDSH ka deklaruar se asnjë parti dhe as BDI nuk duhet të marrë kompetencat e Ministrisë së Brendshme për të hetuar për këtë ngjarje. Sipas Selimit, situata në të cilën ndodhet politika maqedonase është kritike. Kreu i shtabit zgjedhor të PDSH-se tha se organet e ministrisë dhe të drejtësisë janë duke hetuar dhe gjithçka do të zbardhet në vijim. Sulmime me armë dhe me gurë janë shënuar në orët e paradites ndaj selive BDI dhe PDSH ne Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e cila nëpërmjet një komunikate ka njoftuar sulmet që i janë bërë shtabeve partiake të BDI-së dhe PDSH-së në rajonin e Tetovës. Në këtë njoftim mësohet se selia e BDI-së është sulmuar rreth orës katër të mëngjesit. Sulmuesit ende nuk janë identifikuar nga policia, ndërkohë që mësohet se ata kane qenë në një automjet tip “Golf” në momentin kur kanë sulmuar dhe me pas janë larguar në drejtim të paditur. “Janë shkrepur tetë plumba në drejtim të shtabit të BDI-së që është vendosur në lokalin e Shaban Beqiri në rrugën “Braqa Miladinovi”, ndërsa një plumb ka goditur lokalin e afërt. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj