Faqja e Pare | Bota | Rajoni | Misioni i plotë EULEX mund të shtyhet

Misioni i plotë EULEX mund të shtyhet

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Prishtinë- Shefi i misionit evropian për drejtësi dhe polici në Kosovë, EULEX, Yves De Kermabon, tha në Klinë se për shkak të situatës aktuale misioni i tij mund të shtyjë vendosjen

 

Prishtinë- Shefi i misionit evropian për drejtësi dhe polici në Kosovë, EULEX, Yves De Kermabon, tha në Klinë se për shkak të situatës aktuale misioni i tij mund të shtyjë vendosjen e plotë në të gjithë territorin e Kosovës. Zoti de Kermabon ka thënë se misioni i tij do të jetë evropian dhe ai nuk do të futet nën kontroll të një misioni të ri të OKB-së.

"Mbase do të kemi shtyrje të vendosjes së misionit për shkak të mjedisit politik dhe taktik. Është deklaruar shumë fuqishëm nga vendet anëtare të BE-së se ky është një mision i Bashkimit Evropian dhe ai do të shtrihet në gjithë Kosovën. Për shkak të situatës aktuale ne do ta shtyjmë për pak kohë vendosjen e tij, por sa më shpejtë që misioni të jetë i efektshëm në Kosovë, aq më mirë do të jetë," ka thënë de Kermabon. Ai tha se misioni numëron aktualisht rreth 250 veta nga afro 2000 syresh sa pritet të vendosen në Kosovë.

Zyrtarë të misionit thonë se ai mund të jetë funksional vetëm në vjeshtë të këtij viti, për shkak të kundërshtimeve të fuqishme që kanë shprehur Rusia dhe Serbia. Autoritetet në Kosovë kanë pohuar se misioni evropian, që do të mbikqyrë punën e policisë dhe të sistemit të drejtësisë, duhet të vendoset sa më shpejt. Shefi i EULEX-it mori pjesë në fushatën për vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e integrimit në BE, që u zhvillua në Klinë, 70 kilometra në veriperëndim të Prishtinës. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative