Faqja e Pare | Bota | Rajoni | Marrëveshja e tregtisë, BE: Serbia të formojë qeverinë brenda 10 qershorit

Marrëveshja e tregtisë, BE: Serbia të formojë qeverinë brenda 10 qershorit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

BEOGRAD- E përditshmja e Novi Sad citon burime të ngushta brenda presidencës sllovene, të cilat theksojnë se implementimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë Serbinë

 

BEOGRAD- E përditshmja e Novi Sad citon burime të ngushta brenda presidencës sllovene, të cilat theksojnë se implementimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë Serbinë në marrjen e statusit të kandidates për në BE brenda vitit 2008. Nëse qeveria serbe nuk do të formohet deri në mes të qershorit, atëherë dhe firmosja e marrëveshjes së përkohshme e tregtisë me BE do të shtyhet për në vjeshtë. "Kjo shtyrje do të ndikonte më pas që Serbia të marrë ftesën për statusin e kandidates në BE në dhjetor" tha një diplomat i BE. Ndërkohë bisedimet për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 majit janë ende në udhëkryq. I takon Partisë Socialiste të ish-presidentit serb, Slobodan Milloshevic të vendosë se me cilin bllok atë të proevropianeve të presidentit Tadic, apo me bllokun popullist-nacionalist të Koshtunicës dhe Nikoliqit të hyjë në koalicion. Pasi këta të fundit nuk kanë shumicën parlamentare. Kreu i Partisë Socialiste serbe Ivica Dacic ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me koalicionet. Në Serbi po përshpejtohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Meqë as opsioni proevriopian i presidentit Tadiq as blloku popullist-nacionalist i Koshtunicës dhe Nikoliqit nuk e kanë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë, qëllimi i tyre është që ta përfitojnë Partinë Socialiste të Serbisë të drejtuar nga Ivica Daçiq, me partnerët e koalicionit. Zoti Daçiq ende nuk po deklarohet se cilit bllok do t'i bashkohet dhe kështu po ia rrit çmimin këtij koalicioni. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili e drejton koalicionin "Për Serbinë evropiane", i fillon bisedimet joformale me disa parti që "angazhohen për qeverinë e qëndrueshme dhe ekonomikisht të përparuar që do ta çojë vendin në BE dhe do ta ruaj tërësinë tokësore e sovranitetin, që do të thotë Kosovën në kuadrin e Serbisë", ka paralajmëruar zyra e tij për informim. Duke reaguar ndaj bisedimeve që po zhvillon blloku nacionalist- populist Koshtunica- Nikoliq për formimin e qeverisë së re, presidenti Tadiq ka deklaruar se me të gjitha mjetet legjitime dhe demokratike do ta mbrojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve që i duhet të rezultojë me formimin e një qeverie të qëndrueshme të Serbisë. Zoti Tadiq ka thënë se tregtia politike e radikalëve dhe demokratëve të Koshtunicës nuk sjellë qeveri të qëndrueshme, sepse "shumica e qytetarëve të Serbisë kanë votuar për politikën e vazhdimit të integrimeve europiane dhe ruajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë." Me këtë shtoi Tadiq ka humbur politika e urrejtjes, gënjeshtrave dhe e agresionit". Ai ka thënë se "për Partinë Demokratike, të cilën e drejton, është plotësisht e pranueshme Partia Socialiste e Serbisë si partner në qeveri, sepse ato janë parti që i takojnë idesë së Internacionales Socialiste dhe të dyja angazhohen për reforma sociale, ndërtimin e sistemit të së drejtës sociale dhe të shanseve të barabarta për të gjithë". Ndërkaq, pas arritjes së marrëveshjes mbi objektivat programore të qeverisë, ndërmjet demokratëve të Koshtunicës dhe radikalëve të Nikoliqit, Koshtunica ka biseduar edhe me përfaqësuesit e koalicionit të tubuar rreth partisë Socialiste të Serbisë. Pas takimit kryesocialisti, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka asgjë kontestuese në katër parimet që i propozon Koshtunica për formimin e qeverisë, por ka shtuar se në to duhet të përfshihet edhe e drejta sociale dhe ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë duke mos dashur të japë hollësi tjera

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative