Situatë më e qetë politike në Maqedoni
Shkup- Situata në Maqedoni pas incidenteve të fundit duket se ka qenë më e qetë. Por partitë politike kundërshtare, BDI në opozitë dhe PDSH në pushtet, kanë vazhduar me akuzat
Shkup- Situata në Maqedoni pas incidenteve të fundit duket se ka qenë më e qetë. Por partitë politike kundërshtare, BDI në opozitë dhe PDSH në pushtet, kanë vazhduar me akuzat e tyre pas incidenteve të shumta, të cilat kulmuan me tentimin për atentat siç u tha nga BDI, kundër kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti. Pas presioneve të vazhdueshme të diplomatëve perëndimorë si dhe opinionit publik të brendshëm, e mërkura ka qenë më e qetë krahasuar me ditët e para të fillimit të fushatës zgjedhore, të cilat u karakterizuan me thyerje të shtabeve zgjedhore dhe përdorim të armëve të zjarrit. Dy partitë kundërshtare, BDI dhe PDSH kanë vazhduar ta fajësojnë njëra- tjetrën për krijim të situatave të tensionuara dhe futjen e frikës te votuesit shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim e ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike Shqiptare për përfshirjen e saj në sulmin kundër Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore në një fshat të rrethit të Tetovës ku me armë zjarri u gjuajt në drejtim të tyre. Kjo parti në një konferencë informacioni nxori xhirime filmike, në të cilat shihet se njëri nga dy të dyshuarit për pjesëmarrje në incidentin kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti është në shoqërim të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. "Ne posedojmë inçizime ku do të shihni se njëri nga atentatorët është sigurimi i kryetarit të PDSH-së dhe shefit të Shtabit zgjedhor. Nga kjo vijon edhe pyetja logjike a e ka ditur kryetari i kësaj partie atë ditë se ku e ka njërin nga personat e sigurimit. Pastaj pyesim pse organet e hetuesisë nuk i thirin në biseda informative edhe punëdhënësit e atentatorëve që të sigurojnë informacione më të plota në ditën kur ata e kanë kryer këtë akt", tha kryetari i Shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në pyetjen që t'i komentojë akuzat e BDI-së tha se ato janë të pavërteta. "Personi i cili akuzohet është një qytetar i thjeshtë i Rakovecit. Megjithatë unë bëj apel te qytetarët që pakënaqësinë ta tregojnë me votë dhe jo me mënyra tjera. Ndërsa te BDI-ja të mos ta traumatizojnë situatën, se nuk është situata e tillë, dhe mos histerizojnë në situatën parazgjedhore për shkak se ajo është e dëmshme", tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Dy të akuzuarve, për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në incidentin në fshatin Rakovec të Tetovës, gjykata e këtij qyteti u ka komunikuar dënimin prej 30 ditë paraburgim. Incidentet e fundit pas dënimit nga ana e diplomatëve perëndimorë të akredituar në Shkup, u dënuan edhe nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Veprimet e këtilla, vlerësuan diplomatët, do ta largojnë Maqedoninë nga rruga drejtë integrimit



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj