Faqja e Pare | Bota | SHBA: Serbia të shohë përpara, jo nga e shkuara

SHBA: Serbia të shohë përpara, jo nga e shkuara

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Uashington- Shtetet e Bashkuara urojnë që Serbia të shohë përpara pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të fundjavës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak

 

Uashington- Shtetet e Bashkuara urojnë që Serbia të shohë përpara pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të fundjavës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak, shtoi se vendimet, megjithatë, janë në dorë të drejtuesve dhe popullit serb.

"Të dhënat paraprake tregojnë se një parti ka mundësinë që të drejtojë përpjekjet për të formuar një koalicion qeveritar". "Vendimet rreth koalicioneve varen nga populli serb dhe varet nga udhëheqësit e Serbisë se çfarë raportesh do krijojnë nga pikëpamja politike". "Ne e kemi nxitur Serbinë të shohë përpara dhe jo nga e shkuara, të shohë drejt një të ardhmeje të ndryshme, një të ardhmeje tjetër me Evropën dhe Bashkimin Evropian", tha McCormak. Bashkimi Evropian do të përkrahe secilën qeveri serbe që është stabile ka deklaruar shefi i diplomacisë së BE-së Havier Solana.

Ai shtoi se votuesit serb kanë zgjedhur atë që shumica e dëshiron. Solana shfaqi shpresën se në bazën e rezultateve zgjedhore do të formohet një koalicion dhe qeveri e cila do ti lëvizë mjetet dhe potencialet në drejtim të Bashkimit Evropian.

"Ne do të dëshironim një koalicion stabil sepse është më mirë të bashkëpunohet me një qeveri stabile me qëllim të lëvizjes së shpejtë përpara të zbatimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit nga ana e jonë si dhe qeveria gjithashtu të zbatojë kushtet jo vetëm të Bashkimit Evropian por edhe të komunitetit ndërkombëtarë" ka thënë Solana. Milorad Todoroviq, këshilltar i ministrit serb për Kosovën, ka deklaruar se qeveritë lokale në vendbanimet me serbë në Kosovë do të formohen në bazë të zgjedhjeve lokale serbe, përkundër qëndrimit të UNMIK-ut se nuk do të njohë rezultatet. "Se sa të suksesshme do të jenë organet komunale serbe në masë të madhe varet nga mbështetja e qeverisë së Serbisë, në mënyrë të tërthortë nga ajo se kush të do formojë qeverinë, radikalët apo ata që në emër të pragmatizmit kanë prioritete tjera" ka thënë Todoroviq.

“Nëse llogarisim se një koalicion pro evropian do të krijohet, atëherë qeveria e re duhet të mbajë momentin për të vazhduar reformat. Edhe Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me çuarjen përpara të marrëveshjes së asocim-stabilizimit. Bashkimi Evropian duhet të lehtësojë dhe sistemin e vizave që i ka ndarë serbët nga pjesa tjetër e Evropës për një kohë shumë të gjatë. Jo pak vështirësi gjenden përpara Serbisë. Vendi nuk duhet të dështojë në bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës dhe të bëjë më shumë përpjekje për kapjen dhe dorëzimin e Ratko Mlladiçit. Me Mlladiçin në liri Serbia nuk mund të bëhet një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht sa përparim mund të shënohet në çështjet e tjera. Zgjedhjet e fundit nuk zgjidhën as problemin e Kosovës, as atë të arrestimit të Mlladiçit, por janë një hap përpara drejt ditës kur zgjidhja mund të jetë e mundshme” shkruhet në “Financial Times”. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative