Tërmeti lë "mijëra të vrarë" në Kinë, mes tyre edhe fëmijë
Njoftohet se 3 deri në 5 mijë vetë mund të kenë vdekur nga një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës. Tërmeti kishte fuqi 7.8 ballë
Njoftohet se 3 deri në 5 mijë vetë mund të kenë vdekur nga një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës. Tërmeti kishte fuqi 7.8 ballë sipas shkallës Richter në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës. Mendohet se në rajonin e Bechuanit janë lënduar rreth 10 mijë vetë. Tërmeti njoftohet se ishte më i fuqishmi që ka goditur provincën Sichuan gjatë 30 vjetëve të fundit. Ushtarë dhe helikopterë janë dërguar në rajon për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit.
Tërmet i fuqishëm
Ndërkohë më herët u njoftua se rreth 900 nxënës kanë mbetur nën rrënojat e një shkolle që u shemb gjatë tërmetit. Presidenti Hu Jintao bëri thirrje për përpjekje "të gjithanshme" për të shpëtuar të mbijetuarit. Ai goditi 92 km larg nga Chengdu, qendra e provincës Sichuan. Kryeministri Wen Jiabao ka udhëtuar drejt zonës ku janë dërguar dhe trupa të ushtrisë për të ndihmuar të prekurit.
Operacione shpëtimi
Nuk janë të qarta hollësitë e incidentit ku janë të përfshirë 900 nxënësit. Ata mbetën nën rrënojat e ndërtesës në shkollën e mesme Juyuan në qytetit Dujiangzan, rreth 100 km nga epiqendra e tërmetit në provincën Wenchuan, njofton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Më herët u njoftua vdekja e katër fëmijëve dhe lëndimi i mbi 100 të tjerëve gjatë rrëzimit të ndërtesave shkollave fillore në zonën Chongqing pranë Sichuanit, shton agjencia.
Një korrespondent i BBC-së thotë se ushtria kineze ka përvojë pozitive në mobilizimin e trupave të saj dhe në evakuimin e të rrezikuarve


del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj