Faqja e Pare | Bota | SHBA: Procesi korrekt zgjedhor tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë

SHBA: Procesi korrekt zgjedhor tepër i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

SHKUP- Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se me rëndësi domethënëse për të ardhmen e Maqedonisë është që


SHKUP- Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se me rëndësi domethënëse për të ardhmen e Maqedonisë është që të zbatohet një proces korrekt zgjedhor, njoftoi ambasada amerikane në Shkup. "Maqedonia si vend demokratik, i sigurt dhe me prosperitet, me marrëdhënie miqësore dhe konstruktive me fqinjët e saj dhe si pjesëmarrëse aktive në forumet rajonale dhe ndërkombëtare ekonomike politike dhe të sigurisë, është vitale për paqen dhe stabilitetin e Evropës Juglindore", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. "Me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore më 11 maj përsëri i japim kurajo partive që të respektojnë dhe të ndjekin ligjet dhe rregullat për sigurinë e zgjedhjeve të lira dhe korrekte", thuhet në njoftim.

Maqedonia ka arritur progres në reformat ekonomike dhe ne ju inkurajojmë të vazhdoni më tej, por duhet t’i kushtoni më tepër vëmendje luftës kundër korrupsionit duke përmirësuar aktivitetet rregullatore dhe supervizore si dhe duke përforcuar sistemin gjyqësor dhe kuadrin ligjor, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere, gjatë hapjes së konferencës ‘Dita evropiane e sipërmarrësve’, që organizohet me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës. ''Nëse Maqedonia deri në vjeshtë do të mund t’i plotësojë tetë pikat e parashtruara nga BE-ja do të marrë edhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian'', shtoi Fouere.

Dje, Maqedonia nënshkroi në Bruksel me BE-në një dokument ku janë dhënë disa rekomandime që duhet t’i realizojë ky vend, që të mundësojë që qytetarët e tij nga 1 janari i vitit 2009 të udhëtojnë pa viza në BE.

“Përparimi për dialog dhe për datën e heqjes së regjimit të vizave varet nga kapaciteti i qeveritarëve tuaj për t’i plotësuar këto kushte”, i ka thënë Majkëll Li, përfaqësues i Komisionit Evropian për zgjerim ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshovski.

Me rastin e 9 Majit - ditën e fitores kundër fashizmit - një delegacion i qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të vendosë lule para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit. Para përmendores do të bëjnë homazhe edhe përfaqësues të shoqatave qytetare dhe individë. Dita e fitores kundër fashizmit do të përkujtohet edhe para përmendores së Metodi Andov-Çento, në komunën e Gazi Babës.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
5.00
Powered by ANA Creative