Faqja e Pare | Bota | Rusia tregon potencialin e saj ushtarak me rastin e ditës së fitores kundër nazizmit

Rusia tregon potencialin e saj ushtarak me rastin e ditës së fitores kundër nazizmit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

MOSKË- Rusia zhvilloi dje një paradë ushtarake madhështore për të demonstruar fuqinë e saj ushtarake përballë Perëndimit

 MOSKË- Rusia zhvilloi dje një paradë ushtarake madhështore për të demonstruar fuqinë e saj ushtarake përballë Perëndimit, ndërkohë që presidenti Medvedev tërhoqi vëmendjen për ambiciet e papërgjegjshme. Për herë të parë që nga shpërbërja e BRSS-së, një arsenal i tërë tankesh, raketash dhe armësh tjera të rënda parakaloi sot përpara Kremlinit duke përkujtuar fitoren e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren e Ushtrisë së Kuqe mbi Gjermaninë naziste. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Medvedevi bëri të ditur se do të vazhdonte rrugën e paraardhësit  të tij dhe ishte i vendosur për t'i dhënë Rusisë statusin e fuqisë ndërkombëtare. ''Historia e luftërave botërore ka treguar se konfliktet e armatosura nuk lindin vetvetiu, por ato shpërthejnë për shkak të ambicieve të papërgjegjshme që vihen mbi interesat e vendit, të kontinenteve dhe të miliona njerëzve'', theksoi Medvedev në fjalimin e parë presidencial. Presidenti i ri rus denoncoi qëllimet për ndërhyrje në çështjet e brendshme të shteteve të tjera ose qëllimin për rishikim e kufijve duke aluduar hapur për SHBA-në lidhur me luftën në Irak, pa e përmendur atë. Ish-presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar vazhdimisht ndërhyrjen amerikane. Presidenti i ri rus shprehu konsideratat e tij në kushtet e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, që sjellin rrezikun e një lufte, sipas Tbilisit, lidhur me Abkhazinë. Medvedev dhe Putin, i cili u zgjodh dje kryeministër i Rusisë, asistuan rreth një orë në parakalimin e zhvilluar në Sheshin e Kuq. Parada ushtarake ruse në të cilën nuk është bërë demonstrim i armëve të rënda vitet e fundit, duhej të demonstronte ''potencialin ushtarak në rritje'' të Rusisë lidhur me mbrojtjen e vendit. Afro 8 000 ushtarakë dhe 110 lloje armësh të rënda (tanke, mina kundërtanke, raketa me peshë afro 100 tonë) parakaluan në Sheshin e Kuq si dhe katër raketa tip ''Topol-M'' pa mbushjen e tyre bërthamore. Afro 32 avionë dhe helikopterë fluturuan sot mbi Sheshin e Kuq, ndër të cilët avionë bombardues strategjikë ''Tupolev 160'', avionë gjuajtës rus tip ''Soukhoi'' dhe ''Mig'', avionë gjigantë ''Antonov 124 Rouslan''. Vitet e fundit, Putini harxhoi një buxhet të madh për ushtrinë, që kishte probleme të mëdha infrastrukturore duke qenë shpeshherë objekt i ironisë së perëndimorëve. Rusia feston 9 majin si ditën e fitores së Luftës së Dytë Botërore që mbaroi zyrtarisht më 8 maj në orën 23:00 sipas orës së Berlinit. Për shkak të ndryshimi të zonës orare, Rusia e përkujton këtë ditë më 9 maj. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative