Faqja e Pare | Bota | Rusia paralajmëron Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Rusia paralajmëron Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Rusia ka paralajmëruar si Gjeorgjinë dhe Ukrainën kundër anëtarësimit në NATO.

Vërejtjet pasojnë takimet e mbajtura në Shën Pjetërbug midis presidentit Medvedev dhe homologëve të tij nga të dy vendet. Siç njofton korrespondenti i BBC, James Rodgers, Rusia nuk mund të pranojë gjë tjetër, përveç faktit se zgjerimi i NATO-s është kërcënim për sigurinë e saj. Mund të ketë pasur një farë ndryshimi të stilit të administratës së re presidenciale, por jo të substancës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se takimi midis presidentit Medvedev dhe homologut të tij gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, kishte qenë i qetë dhe jo konfrontues, por ai paralajmëroi se konfliktet në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Oshetisë së Jugut nuk mund të zgjidhen nga ajo që ai cilësoi "lëvizje artificiale të Gjeorgjisë në NATO. 

Çmime më të larta të gazit për Ukrainën

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se firma energjetike, Gazprom do të dyfishojë çmimin e gazit për Ukrainën nga fillimi i vitit tjetër. Mosmarrëveshjet e çmimeve midis dy ish republikave sovjetike bënë që Rusia të ndalojë përkohësisht furnizimet në 2006 dhe do të ulë dërgesat për këtë vit. Duke folur para gazetarëve në samitin në Shën Pjetërburg, zoti Lavrov gjithashtu tha se presidenti Dimitri Medvedev, kishte paralajmëruar homologun ukrainas, Viktor Yushchenko, se nëse Ukraina anëtarësohej në NATO, kjo do të shkelte marrëveshjen e miqësisë midis dy vendeve.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (6 vendosur):

Lako Rumbullakia ne 29 June, 2008 01:48:50
avatar
Rusia me politiken e saj ndaj Ukraines dhe Gjeorgjise ka plotesisht te drejte. Persa kohe Ukraina dhe Gjeorgjia korkojne ti kthehin krahet Rusise jane destinuar te
zhduken. Mendjet e mencura ne Ukraine dhe
Gjeorgji nuk do ta lejojne kete katastrofe
ne vendet e tyre. Do te gjejne forca te krijojne lidhje te fuqishme historike,politike,ekonomike,ushtarake,vllazerore . Rusia duhet te jete perendesha ne te gjithe territoret ku banojne popujt orthodokse. Kjo eshte ne te miren e gjithe botes. Nje Rusi e fuqishme eshte
garanci per boten.Populli Rus eshte paqedashes.
Sokol Halili ne 04 July, 2008 09:21:30
avatar
Cfare idiotesie! Kthimi ke perandoria e vjeter ruse eshte nje enderr sllave shoviniste qe s'do te behet kurre realitet. Shqiptaret jane ithtare te demokracise dhe jo despotizmit te fosilizuar filo-sllav. Rrofte demokracia perendimore dhe SHBA!
Petrit Ferhati ne 19 October, 2008 04:48:27
avatar
Komentet tona i vini gjithmone ofendues si ka mundesi.Me keto gjera ju na kujtoni parlamentin ne 1945 ku baballaret tuaj pushkatuan plot 50% te parlamentit si tradhetare. Por per te me pranue mesazhin une them lavdi veprave te Enverit dhe pranveres socialiste te tij.Familje e shendoshe dhe parti largpamese.
H Hakrama ne 18 January, 2009 11:15:41
avatar
cmenduri? te mendosh kthimin mbrapa ne rrugen sllave Ruse trregon te kthehesh ne varferi the shekullin 20. Ne cdo vend qe ka pas influence Rusia popuijt kan qene shume te varfer. Per shembull Europa lindore, Afganistan e te tjere. Krahaso Europen perendimore, Australine, Hon Kong, Japan, me influencen e Amerikes edhe mendo se cfar cmendurije qe te kthehesh ke politika e Rusis
endri korca ne 15 May, 2009 02:33:56
avatar
Rusia ben akoma politiken cariste me keto vende,po pate Rusine fqinj je i denuar tere jeten.
albania online ne 19 June, 2009 06:03:46
avatar
Mbase kane edhe te drejte!

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Navigate archive
first first Korrik, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
2.79
Powered by Data Solution LTD