SHBA dhe aleatët: Mbështesim ndërtimin e shtetit të Kosovës
Uashington- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, të hënën do të fillojë një turne nëpër disa vende Evropiane
Uashington- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, të hënën do të fillojë një turne nëpër disa vende Evropiane, të fundit të tij si president, me ç’rast, siç po thuhet, do të festojë një qasje të re dhe mirëkuptim në marrëdhëniet amerikano-evropiane pas një ftohjeje që ato pësuan që nga ndërhyrja amerikane në Irak. Ndër çështjet globale që ai do të diskutojë me aleatët dhe partnerët evropianë është edhe Kosova dhe mbështetja për të. "Udhëheqësit do të diskutojnë… si do ta mbështesin Kosovën e pavarur, shumetnike dhe demokratike. Do të bisedohet edhe për mbështetjen demokratike të Serbisë me qëllim që ajo të ecë rrugës së moderuar drejt Evropës. Këta hapa do të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe janë qenësorë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në atë pjesë të botës", tha në një brifing këshilltari për Siguri Kombëtare, Stephen Hadley.
Kur është fjala tek marrëdhëniet midis vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe Amerikës, analistë dhe burra shteti mendojnë dhe kanë deklaruar se një afrim i tyre ka ndodhur edhe për shkak të Kosovës, shpalljes së saj të pavarësisë dhe mbështetjes që i dhanë njëzëri shtetit të ri aleatët kyçë perëndimorë.
Samiti amerikano evropian që do të mbahet në Slloveni, do të shqyrtojë edhe hollësi dhe aspekte të pranisë dhe autoritetit ndërkombëtar pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës si dhe mbështetjen që do t'i bëhet Kosovës në konferencën e donatorëve të
paraparë të mbahet në muajin korrik.
Vizita e presidentit amerikan koinçidon edhe me 60 vjetorin e Planit Marshall, ndihmës më të madhe që i dhanë Shtetet e Bashkuara rimëkëmbjes ekonomike të Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë. Kosova do të jetë njëra ndër temat në turneun në Evropë, të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush, nga 10 deri më 16 qershor. "Do të diskutohet edhe për mënyrat e mbështetjes për Kosovën e pavarur, shumetnike dhe demokratike", tha këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Stivën Hedli. Fillimisht, Presidenti Bush do të qëndrojë në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin vjetor Shtetet e Bashkuara - Bashkimi Evropian, e pastaj do të vizitojë edhe Gjermaninë, Italinë, Vatikanin, Francën, Britaninë dhe Irlandën Veriore.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj