Faqja e Pare | Bota | Izraeli feston 60 vjetorin

Izraeli feston 60 vjetorin

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Në mbarë Izraelin po zhvillohen aktivitete për të festuar 60 vjetorin e krijimit të shtetit. Për festimet u hodhën fishekzjarre


Në mbarë Izraelin po zhvillohen aktivitete për të festuar 60 vjetorin e krijimit të shtetit. Për festimet u hodhën fishekzjarre, u organizuan koncerte ndërsa familjet izraelite përgatitën piknikë në ditën e festës kombëtare. Izraeli u vetëshpall shtet i pavarur në 14 maj 1948, tre vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vdekjes së 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit. Por palestinezët e njohin ditën e krijimit të Izraelit su al-Nakba ose "Katastrofa". Ata marshuan në mënyrë solemne në Bregun Perëndimor, në marshe që simbolizojnë shpresën e refugjatëve palestinezë për t'u rikthyer në fshatrat e tyre që tani janë brenda kufijve të Izraelit.

E ardhme e paqartë

Korrespondenti i BBC-së në Teruzalem, Tim Franks thotë se Izraeli ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga koha e krijimit. Popullsia është rritur dhjetë herë, ekonomia dhe ushtria e vendit janë në pozita më të fuqishme dhe se ato që i kishin ëndërruar themeluesit e shtetit. Megjithatë ai thotë se Izraeli është një vend ku shumëçka është ende e paqartë, për shkak të konfliktit të pazgjidhur me vendet arabe fqinjë dhe palestinezët. Po ashtu nuk mund të thuhet nëse ka për t'i mbijetuar kohës mozaiku i larmishëm fetar, etnik dhe politik që përbën vendin.

Histori

Shteti i Izraelit u shpall në 14 maj 1948, rreth gjashtë muaj pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për ndarjen e Palestinës së atëhershme në shtetet arabe dhe hebraike. Në luftën që pasoi, rreth 700 mijë palestinezë braktisën apo u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Përvjetori llogaritet në bazë të kalendarit hënor hebraik. Palestinezët e përkujtojnë al-Nakbën në 15 maj.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative