Faqja e Pare | Bota | Provë apo incident? - Çoroditje pas avarisë në centralin bërthamor Krsko

Provë apo incident? - Çoroditje pas avarisë në centralin bërthamor Krsko

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Krsko- Në një central bërthamor në Slloveni të mërkurën në mbrëmje ndodhi një avari. Për shkak të një derdhjeje në sistemin e ftohjes centrali

 

Krsko- Në një central bërthamor në Slloveni të mërkurën në mbrëmje ndodhi një avari. Për shkak të një derdhjeje në sistemin e ftohjes centrali në Krsko u deaktivizua. Autoriteti mbikëqyrës në Slloveni për energjinë bërthamore deklaroi se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë apo ambientin. Ishte shumë çoroditëse ajo që u njoftua gjatë mbrëmjes së të mërkurës (05.06.) nga Brukseli dhe vetë Sllovenia. Fillimisht u fol për alarm, më pas sërisht për një provë. Vetëm pas disa orësh u krijua një pamje e qartë e asaj që kishte ndodhur: nga sistemi kryesor i ftohjes së centralit bërthamor Krsko pati derdhje uji. Andrej Stritar, drejtori i autoritetit slloven për mbrojtjen bërthamore: "Nuk është derdhur shumë ujë, rreth 2,5 metër kub në orë. Për këtë nuk ishte e nevojshme të shuhej menjëherë reaktori por u reduktua fuqia ngadalë dhe pas rreth tre orësh gjithçka ishte deaktivizuar." Riparimi i defektit do të zgjasë disa ditë pasi reaktori duhet fillimisht të ftohet plotësisht. Por nuk priten probleme të tjera thotë drejtori i autoritetit slloven për mbrojtjen bërthamore: "Eshtë konstatuar se brenda vetë reaktorit ka ndodhur diçka me ujin e ftohjes. Reaktori u shua menjëherë. Më pas iu dërgua një njoftim ushtrimi Austrisë, Hungarisë dhe Italisë dhe Brukselit. Brukseli më pas dha alarmin megjithëse ai nuk ishte në përputhje me avarinë." Më vonë Stritari pranoi se autoritetet kishin bërë një gabim: gabimisht ato kanë përdorur formularin e gabuar. Për këtë arsye incidenti iu njoftua vendeve fqinje fillimisht si provë, çka shkaktoi pakënaqësi të fortë tek ministri austriak i ambientit Josef Pröll: "Stadi aktual i informacionit është që në ambient nuk ka pasur dalje radioaktiviteti dhe që gjithçka ka ndodhur brenda reaktorit. Sllovenët thonë edhe se as punonjësit dhe as ambienti apo popullsia nuk janë të rrezikuar. Për këtë arsye duhet tani t'i zbusim emocionet. Por mbetet për t'u sqaruar se pse ndodhi kjo ngatërresë informacionesh." Centrali bërthamor Krsko ishte lidhur sërish me rrjetin në nëntorin e kaluar pas katër javë punimesh mirëmbajtjeje. Por ai është më i vjetër. Shfrytëzimi i tij komercial  ka filluar në vitin 1983. Drejtori i institutit për hulumtime mbi rreziqet pranë universitetit të Vjenës, Volfgang Kromp, e njeh mirë reaktorin e Krsko-s. Në vitin 1992 si anëtar i një komisioni ndërkombëtar Kromp e ka kontrolluar atë: "Ne konstatuam së në thelb ai është një central i mirë bërthamor. Kishte një numër mangësish për të cilat kërkuam që të riparohen sa më shpejt dhe pjesa më e madhe edhe janë riparuar. Mangësia që vazhdon të ekzistojë është vendndodhja e tij. Krsko gjendet në një zonë jo të sigurt sizmike. Por kjo vështirë se mund të ndryshohet. Kjo është për mua një pikë e pazgjidhur. Ndryshe, përsëris, Krsko është një central i mirë bërthamor. Ne kemi parë se edhe një central shumë i mirë perëndimor mund të ketë probleme." Sipas planeve aktuale, centrali bërthamor i Krsko-s do të mbyllet përfundimisht në vitin 2023. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.50
Powered by ANA Creative