Rusia autore e rrëzimit të avionit gjeorgjian
Moskë- Një hetim i Misionit Monitorues të OKB-së në Gjeorgji arriti në konkluzionin se forcat ajrore ruse ishin përgjegjëse për rrëzimin
Moskë- Një hetim i Misionit Monitorues të OKB-së në Gjeorgji arriti në konkluzionin se forcat ajrore ruse ishin përgjegjëse për rrëzimin e një avioni spiunazhi gjeorgjian pa pilot, që fluturoi mbi rajonin e Abkhazisë në muajin prill. Raporti që u bë publik nga misioni i OKB-së, thotë se informacionet nga radari tregonin se avioni që qëlloi mbi aeroplanin pa pilot u largua pas sulmit në hapësirën ajrore ruse. Misioni i Kombeve të Bashkuara tha se në mungesë të ndonjë prove që mund të vërtetonte të kundërtën, ai konkludoi se sulmi ishte i forcës ajrore ruse. Moska pati mohuar më parë akuzat e Gjeorgjisë se ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit. Ajo tha se sulmi ishte kryer nga separatistët e Abkhazisë, një pretendim ky i mbështetur edhe prej këtyre të fundit. Në fillim të muajit, një grup i ministrave të jashtëm të BE-së vizitoi Gjeorgjinë në përpjekje për të zbutur tensionet me Rusinë. Tensionet u përkeqësuan kur në muajin prill Rusia njoftoi se ishte duke i forcuar lidhjet me Abkhazinë dhe provincën tjetër të shkëputur Osetinë Jugore.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj