Faqja e Pare | Bota | Marrëveshja me Rusinë dhe planet për partneritetin lindor

Marrëveshja me Rusinë dhe planet për partneritetin lindor

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Në takim, ministrat pritet t'i japin mbështetje formale edhe një marrëveshjeje të re strategjike me Rusinë. Rruga për të u hap të mërkurën,

Në takim, ministrat pritet t'i japin mbështetje formale edhe një marrëveshjeje të re strategjike me Rusinë. Rruga për të u hap të mërkurën, pasi Lituania pranoi të heqë veton që kishte vënë, pas mbylljes së tubacionit rus të naftës në Lituani, trajtimit prej Rusisë të Gjeorgjisë dhe refuzimit të Rusisë për të dorëzuar në Lituani persona që kanë kryer krime më 1991. Presidenti i Lituanisë,Valdas Adamkus u shpreh të martën optimist për suksesin e negociatave me Rusinë: "Unë jam jashtëzakonisht optimist, sepse besoj se mund të themi për herë të parë se Evropa po përpiqet t'i bashkojë pozicionet e saj dhe se BE po u flet atyre që ka përballë me një zë." Ministrat e jashtëm të BE do të dëgjojnë gjithashtu shpjegime më të detajuara për një propozim polak për një Partneritet Evropianolindor më të fortë. Ministri i jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski do ta paraqesë këtë propozim i mbështetur nga Suedia. Partneriteti Evropianolindor do të përpiqet të negociojë udhëtime pa viza dhe të krijojë zona të tregtisë së lirë me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin. Polonia dhe Suedia argumentojnë se iniciativa e tyre do të ndihmojë për ta larguar Ukrainën nga Moska dhe ta afrojë me Perëndimin. Qeveria gjermane e ka quajtur këtë ide "interesante". Eshtë një premisë që duhet diskutuar patjetër në kuadër të BE, bënë të ditur diplomatë gjermanë. Franca nga ana tjetër, e cila do të pagëzojë më 13 korrik në Paris propozimin e saj për Bashkimin Mesdhetar me 44 vende, ka shprehur skepticizëm për idenë polake. Zyrtarë të Brukselit kanë bërë të ditur se në të gjitha rastet do të mbështesin vetëm struktura të reja që nuk dublojnë ato aktuale të BE. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative