Faqja e Pare | Bota | SHBA: Senatori Obama thotë se është afër sigurimit të emërimit të Partisë Demokrate

SHBA: Senatori Obama thotë se është afër sigurimit të emërimit të Partisë Demokrate

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Uashington- Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president Barak Obama tha se është afër sigurimit të emërimit të partisë

 

Uashington- Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president Barak Obama tha se është afër sigurimit të emërimit të partisë. Ai shtoi se ka fituar shumicën e delegatëve të deklaruar në zgjedhjet paraprake të zhvilluara shtet pas shteti. Senatori Obama mbajti mbrëmë një fjalim para mijëra përkrahësve në Dë Moin të shtetit Ajova, ku ai fitoi zgjedhjet e para paraprake në procesin për emërimin e kandidatit të partisë për në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Senatori nga shteti Ilinoi, i cili ka nevojë edhe për më pak se 100 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë, fitoi zgjedhjet paraprake në shtetin Oregon. Por rivalja e tij, senatorja Hillari Klinton, u zotua të vazhdojë garën për emërimin e partisë, pasi fitoi dje me një diferencë të madhe votash në zgjedhjet paraprake të shtetit Kentaki. Duke folur para përkrahësve të saj në Lluivill të Këntakit, ish Zonja e Parë e Amerikës i falënderoi ata për votën e tyre, megjithëse ajo i cilësoi shanset e saj për të fituar emërimin e partisë si shumë të vështira. Numri i delegatëve do të jetë faktori përcaktues për kandidatin që do të sigurojë emërimin e partisë demokrate. Përveç numrit më të pakët të delegatëve të deklaruar, të nevojshëm për të fituar emërimin e partisë për në zgjedhjet e nëntorit, zonja Klinton po ashtu është prapa zotit Obama në garën për të ashtuquajturit super-delegatët, që janë zyrtarë të partisë dhe zyrtarë të zgjedhur, të cilët janë të lirë të votojnë për secilin nga kandidatët në Konventën e Partisë Demokrate.

Senatori Obama kohët e fundit është përqendruar tek zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, përballë rivalit të tij në Partinë Republikane, Xhon Mekein.  

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative