Faqja e Pare | Bota | Mblidhet në Sofje të Bullgarisë samiti i shteteve të Evropës Juglindore

Mblidhet në Sofje të Bullgarisë samiti i shteteve të Evropës Juglindore

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Sofje- Ky është edhe takimi i parë i punës së Këshillit për Bashkëpunim rajonal i cili është pasues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

 

Në një intervistë dhënë Deutsche Welle në prag të samitit, koordinatori i këtij pakti, Erhard Busek sqaroi se: “Në të vërtetë ky është takimi i parë i punës i strukturave të rikrijuara të Këshillit për Bashkëpunim rajonal dhe në rend të ditës ndodhet programi punës i këtij institucioni. Kjo është rruga drejt rezultateve praktike, ndërkohë që një temë tjetër do të jenë natyrisht raportet me Kosovën. Në të vërtetë këtu nuk pritet ndonjë zgjidhje e re kur dihet fakti që Serbia nuk ka ende një qeveri dhe nuk dihet se si do të duket partneri në këtë mes”. Ndërkaq duke folur për nivelin e pjesëmarrësve në këtë samit, Busek nënvizoi: Erhard Busek: Relativisht janë përfaqësues të lartë. Ky është një takim i krerëve të shteteve, pastaj i ministrave të jashtëm dhe drejtorëve politikë që do të mirren me problemet praktike. Sekretari i Përgjithshëm Hido Bishçeviq, nga Këshilli për bashkëpunim rajonal ka prezantuar një program shumë konkret të punës, i cili provon të hedh hapat e parë në fushën e infrastrukturës, por edhe në luftimin e katastrofave dhe masave të ngjashme dhe unë pres që ky program do të pranohet pozitivisht nga të pranishmit. Bëhet fjalë për prioritetet e ndërtimit të infrastrukturës, se si mund të futet Danubi në përdorim, a ekziston bashkëpunimi në raste katastrofash, pastaj masat në fushën e sigurisë dhe luftimit të kriminalitetit tejkufitar. Nuk duhet lënë anash as fushën e arsimit dhe kulturës”. Ndërsa duke folur për gjendjen aktuale në Serbi, qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me BE-në, ai sqaroi: “Kjo do të varet nga përbërja e qeverisë por tek vet popullata një e treta është për Evropën. Besoj që kjo duhet të mbështetet dhe unë angazhohem ende për lirinë e qarkullimit pa viza. Nuk bën ta harrojmë që gjenerata e vjetër kishte mundësi të udhëtonte për në vendin tonë ndërkohë që gjeneratave të reja i është mohuar kjo e drejtë”.

Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore miratuan dje në Pomorie të Bullgarisë Programin Strategjik të Punës 2008-2009 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, që u paraqit nga sekretari i përgjithshëm i RCC-se, Hido Biscevic, sipas një komunikate për shtyp të zëdhënëses së RCC-se. Sekretari i Përgjithshëm Biscevic u bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit të sigurojnë avantazhe maksimale nga RCC-ja, si institucioni i tyre i përbashkët, për të arritur qëllimet e tyre strategjike. "I ftoj shtetet e interesuara të vazhdojnë me shpejtësi reformat e kërkuara për të përshpejtuar procesin e integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore", thuhej në komunikatën për shtyp. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative