Faqja e Pare | Bota | Skandali, Greqia heq nga tregu vajin e importuar, jep dorëheqjen kryekontrollori i Ushqimeve në Athinë

Skandali, Greqia heq nga tregu vajin e importuar, jep dorëheqjen kryekontrollori i Ushqimeve në Athinë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Dy ngarkesa 25.4 ton dhe 17.4 ton vaj kanë hyrë në Shqipëri prej firmës greke “Manos” veprimtaria e së cilës është pezulluar para disa ditësh. Nuk përjashtohet mundësia e futjes në tregun shqiptar të sasive të tjera nga kompani të tjera tregtare greke apo shqiptar

 

Dy ngarkesa 25.4 ton dhe 17.4 ton vaj kanë hyrë në Shqipëri prej firmës greke “Manos” veprimtaria e së cilës është pezulluar para disa ditësh. Nuk përjashtohet mundësia e futjes në tregun shqiptar të sasive të tjera nga kompani të tjera tregtare greke apo shqiptar 

Tiranë- Pas përmasave që mori skandali më i madh ushqimor në Greqi, ai i hedhjes në treg të mijërave ton vaj luledielli të përziere me vaj lubrifikant, ka dhënë dorëheqjen edhe vetë drejtori i Organit të Kontrollit të Ushqimit në Athinë, Evangjelos Lazos. Dorëheqja e tij është pranuar nga ministri grek i Zhvillimit Kristo Folia, i cili pas mbledhjes urgjente të kabinetit të kryeministrit Karamanlis ka dhënë urdhër që të hiqen nga tregjet e shitjes të gjitha sasitë e vajit të importuara prej fillimit të këtij viti në Greqi, në mënyrë që të hiqet çdo dyshim tek konsumatorët për ekzistencën në treg të ndonjë sasie nga vaji i rrezikshëm. Siç dihet skandali ushqimor që ka shqetësuar jashtë mase opinionin publik javët e fundit ka pasur shtrirje edhe në Shqipëri, përderisa siç është bërë e njohur nga organet greke sasi të këtij vaji janë tregtuar edhe drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për dy ngarkesa njëra me 25.4 ton vaj, tjetra me 17.4 ton që kanë hyrë në Shqipëri prej firmës greke “Manos” veprimtaria e së cilës është pezulluar para disa ditësh. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia edhe e futjes në tregun shqiptar të sasive të tjera të vajit nga kompani të tjera tregtare greke apo shqiptare. Ndërkohë në Greqi një muaj pas shpërthimit të skandalit, në vazhdën e kontrolleve të vazhdueshme, dje janë zbuluar akoma 3060 ton vaj i rrezikshëm që ishte importuar nga kompania “Agrotiki” dhe që ka mbërritur në portin e “Halkidhës” në muajin mars, ndërsa nuk dihet akoma sa është sasia e këtij vaji që hedhur në treg apo është konsumuar. Sipas organit të Kontrollit të Ushqimit janë hequr nga raftet e supermarketeve në 24 orët e fundit edhe produkte me vaj luledielli të kompanisë tregtare “Agrotiki” të cilat qarkullojnë në treg me emrat “Demo”, “Ρroton”, “Μakro Quality”, “Dia”, “Galaxia”, “DΑΙLΥ” dhe “Dukas”. Pasi janë kryer 54 kontrolle nga laboratori kimik shtetëror 12 nga 54 shembujt ushqimore që janë analizuar kanë dalë të papërshtatshme për arsye se ju është gjetur sasi nga vaji i përzierë në masë tepër të lartë. Bëhet fjalë për disa lloje margarinash, konservash, majoneze, patatina e produkte te tjera. Për partinë greke në opozitë, PASOK, dorëheqja e Drejtorit të Kontrollit të Ushqimit është shenjë e dështimit të politikës qeverisëse të Karamanlis. PASOK kritikoi qeverinë duke deklaruar se heqja nga shitja e sasive të vajit të përzierë është një masë e marrë me shumë vonesë përderisa një sasi e mire e tij është konsumuar. Por zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit kanë deklaruar gjithashtu se problemi i vajit të lulediellit që rezulton i përzierë nuk është problem që ndodh vetëm në Greqi, por problem që ka përmasa evropiane përderisa të njëjtin problem përballojnë edhe tetë vende të tjera të BE.

Ndërsa nga ana tjetër asnjë prej organeve përkatëse të Ukrainës nuk jep shpjegim për eksportin e vajit të përzierë me lubrifikante dhe Komisioni Evropian ka paralajmëruar qeverinë e Ukrainës se deri dje në mbrëmje nuk jep një raport për këtë skandal atëherë do të ketë ndërprerje të importeve nga ky vend sidomos të vajit nga shtetet e BE. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative